Ikre Thun

Historiku i xhamisë Ikre në Thun

Qendra kulturore Islame – IKRE Thun është themeluar në fund të vitit 1999, në Steffisburg (BE). Në ato vite për herë të parë muslimantë e këtij rajoni posedonin një vend në të cilin mund të kryenin obligimet fetare. Vendi ku muslimanët kryenin lutjet e tyre ishte një magazinë e vjetër të cilën e shëndruan në faltore. Ishte kjo, një nismë e cila kishte për qëillim hapjen e xhamisë vetëm për muajin e bekuar të Ramazanit. Megjithatë, duke e parë interesimin e madh të muslimanëve që jetojnë në këto anë, organizatorët e asaj kohe, e panë të arsyeshme dhe të nevojshme që xhamia e posathemeluar të funksionojë brenda gjithë kohës. Posaqërisht gjatë ditës së premte (xhuma), vikendit dhe festave fetare brenda vitit.

Në vendbanimin Steffisburg (BE), kjo qendër verpoi që nga viti 1999 e deri më 2010. Në vitet e fundit të xhamisë, lindi nevoja për të kërkuar një zgjidhje tjetër, ngase kopmleksi ku gjendej edhe xhamia pritej që dita ditës të prishej, ngase aty ishin paraparë ndërtime të tjera.

Kah fundi i vitit 2009, muslimanëve të Thun-it iu hap edhe një mundësi e re. Kësaj radhe ishte mundësia për ta blerë një objekt në qendër të qytetit, të cilin më pas do ta shëndronin në xhami. Pas disa bisedimeve të shumta më 18 shkurt 2010, Qendra Kulturore Islame IKRE Thun, arriti që të realizonte një marrëveshje shitblerjeje.

Në fillim të muajt maj, 2010 xhamia ishte gati për vizitorët e parë.

Xhaminë IKRE Thun, e frekuentojnë besimtarë islame me prejarrdhje të ndryshme nacionale. Shqiptarë të arrdhur nga Maqedonia dhe Kosova, boshnjak, turq, arabë etj. Dita e xhuma, është një nga ditët kur xhamia është përplotë më vizitorë.

Ligjereohet në dy gjuhë. Në gjuhën gjermane dhe shqipe. Xhamia është e ndarë në dy pjesë kryesore. Faltorja për burra dhe ajo për gra. Si pjesë plotësuese posedon dhe një zyrë për punë administrative si dhe një kafeteri relativisht të vogël, në të cilën shërbehet kafe e freskët. Ia vlenë ta vizitoni. Urrdhëroni dhe ne do ju presim këtu.

Es-selamu Alejkum