Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Xhamitë dhe vendet për faljen e namazit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
03 maj 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Xhamitë dhe vendet për faljen e namazit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, xhamitë janë vendet më të dashura te Allahu i Madhëruar, i quajti ato "shtëpi të tij" dhe urdhëroi që në to të adhurohet Allahu i Madhëruar me namaz, lexim kurani, përkujtime të ndryshme të Allahut të Madhëruar sikurse Lailahe ilAllah (nuk ka zot tjetër të adhuruar përveç Allahut), SubhanaAllah (i lartësuar, pa të meta është Allahu i Madhëruar nga ajo që i përshkruajnë jobesimtarët musliman), Estagfirullah (falëm o Allah) dhe adhurime tjera të ndryshme.

Pejgamberi a.s në një hadith të tij thotë:

يَا رَسُولَ الَّلهِ أَىُّ مَسْجِدٍ وُضِعَ فَي الأَرْضِ أَوَّلُ قَالَ "الْمَسْجِدُ الْحَرَا". قُلْتُ تُمُّ أَىٌّ قَالَ "الْمَسْجِدُ الأَقْصَ". قُلْتُ كَمْ بَيْنَهُمَا قَالَ "أَرْبَعُونَ سَنَةً وَأَيْنَمَا أَدْرَكَتْكَ الصَّلاَةُ فَصَلِّ فَهُوَ مَسْجِدٌ". وَفِي حَدِيثِ أَبِي كَامِلٍ "ثُمَّ حَيْثُمَا أَدْرَكَتْكَ الصَّلاَةُ فَصَلِّهْ فَإِنَّهُ مَسْجِدٌ".

Nga Ebu Dherri ra., i cili thotë: Pyeta:

-O Pejgamber, cila është xhamia e pare e ndërtuar ne Tokë?- Ai u përgjigj;:

-Mesxhidul-Harami.

-Pastaj cila? - pyeta.

-El-Mesxhidul-Aksa,- u përgjigj ai.

-Sa është distanca kohore ndërmjet ndërtimit të tyre?- e pyeta.

-Dyzet vjet. Përndryshe, kudo që të zërë koha e namazit, falu, sepse ai është mesxhidi!. Ka thënë Pejgamberi alejhi selam. (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se xhamia e parë e ndërtuar në tokë është xhamia e qabes në Meken e bekuar, ndërsa xhamia e dytë e ndërtuar 40 vjet pas xhamisë së qabes është xhamia e Aksas në qytetin e Kudsit (Jerusalem).

Për ndërtuesit e xhamisë së qabes në bazë të argumenteve ka dy mendime, njëri është se i ndërtuan melekët ndërsa mendimi tjetër është se xhaminë e qabes e ndërtoi Ademi a.s, ndërsa xhaminë e Aksas e ndërtoi njejt Ademi a.s ose bijtë e tij.

Ndërsa sa i përket rindërtimit të qabes në themelet e vjetra të saj e ndërtoi Ibrahimi a.s me djalin e tij Ismailin a.s, ndërsa xhaminë e Aksas e rindërtoi në themelet e vjetra të saj Davudi a.s me Sulejmanin a.s.

Hadithi i Pejgamberit alejhi selam poashtu na mëson se nga veçoritë e umetit (popullit) të Muhamedit alejhi selam është edhe lejimi i faljes së namazit në mbarë tokën kudo që të jesh, me përjashtim varrezat dhe vendet e papastërta, siç janë nevojtoret, thertoret dhe të ngjashme.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e rregullt të namazit, si dhe të na mundësoi faljen e namazeve sa më shpesh në xhaminë e qabes në Meken e bekuar dhe në xhaminë e Aksas në qytetin e Kudsit (Jerusalem). Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
80037

Character Limit 400