Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e faljes dhe përcjelljes së xhenazes (kufomës)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
25 pri 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e faljes dhe përcjelljes së xhenazes (kufomës).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga rregullat që kanë të bëjnë me të vdekurin është edhe ajo se: xhenazja (kufoma) duhet të mbështjellët mirë dhe bukur, të shpejtohet për varrimin e të vdekurit, përveç nëse vonimi i varrosjes është i nevojshëm të qëndroi një kohë më të gjatë pa varrosur, si dhe të mos i varrosim të vdekurit tanë natën. Nga rregullat tjera është edhe ajo se gratë është mekruh (e urryer) të prezantojnë në përcjelljen e xhenazes (kufomës).

Nga farzet kifaje (obligimet e prera kolektive) karshi të vdekurit është edhe falja e namazit për të vdekurin si dhe varrimin e tij në tokë.

Ndërsa vlera e faljes së namazit të xhenazes (kufomës) te Allahu i Madhëruar është jashtëzakonisht shumë e madhe. Në një hadith Pejgamberi alejhi selam duke na shpjeguar vlerën e faljes së namazit të xhenazes (kufomës) dhe varrimin e saj ai thotë:

مَنْ شَهِدَ الْجَنَازَةَ حَتَّى يُصَلَّى عَلَيْهَا فَلَهُ قِيرَاطٌ، وَمَنْ شَهِدَهَا حَتَّى تُدْفَنَ فَلَهُ قِيرَاطَانِ. قِيلَ: وَمَا الْقِيرَاطَانِ؟ قَالَ: مِثْلُ الْجَبَلَيْنِ الْعَظِيمَيْنِ

“Kush qëndron derisa të falet namazi i xhenazes, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që qëndron derisa varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit e pyetën se ç`janë dy kirate. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha“ (Transmeton Muslimi)

Namazi i xhenazes falet në shtëpi ose në një vend të caktuar për faljen e tij, ndërsa falja e namazit të xhenazes brenda në xhami ku falen pesë kohët e namazeve është mekruh (e urryer). Sa më shumë musliman të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazes (kufomës) ajo është më e dobishme për të vdekurin.

Rreshtat për namazin e xhenazes është mirë të jenë tre rreshta, në bazë të nevojës në rregull është nëse janë edhe më shumë se tre rreshta.

Ndërsa forma e faljes së namazit të xhenazes (Kufoma) sipas medhhebit Hanefi është kështu: Imami qëndron para gjoksit të të vdekurit dhe bën nijet me këto fjalë: Vendosa që ta fali këtë namaz të xhenazes për hir të All-llahut, u drejtova kah kibla (xhemati shton; iu lidha këtij Imami).

- Tekbiri Fillestar;

Më pas merr tekbirin fillestar i cili është rukn i namazit në të cilin ngrihen duart sikur në namazet e tjera, lidhen po ashtu sikur në namaz, e pastaj këndohet lutja që është; SubhãnekeAllahumme ue bihamdik, ue tebarakesmuk, ue teala xhedduk, ue xhele-thenauke, ue la ilahe gajruk., pra duke i shtuar fjalën "ue xhele-thenauke", e pastaj merr tekbirin e dytë, pa i ngritur duart.

- Tekbiri i dytë;

Pas tekbirit të dytë lexohen Salavatet Ibrahimije: All-llahumme sal-li 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed Kema sal-lejte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim Inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed Kema barakte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim Inneke hamidun mexhid, e pastaj merr edhe tekbirin e tretë.

- Tekbiri i tretë:

Pas tekbirit të tretë lexon lutjen e të vdekurit, që është: All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana.

All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.

O Zot, fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij. (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

- Tekbiri i katërt:

Pas tekbirit jepet selam në anën e djathtë, pastaj në anën e majtë dhe kryhet namazi i xhenazes.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, që të vdekurit tonë dhe të gjithë të vdekurit musliman ti mëshiroi dhe ti bëj banorë të xhenetit. Poashtu e lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë muslimanët ti forcojë në fe deri sa ta arrijnë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
93319

Character Limit 400