Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e ezanit dhe muezinëve

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
22 mar 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, pasi që në hutbet e kaluara (ligjëratat e ditës së xhuma) trajtuam disa tema që kishin të bëjnë me librin e pastërtisë, nga sot do të trajtojmë disa tema që kanë te bëjnë me librin e namazit. Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e ezanit dhe muezinëve.

Faljes së namazit i paraprin ezani (thirrje që lajmëron hyrjen e kohës së një namazi të caktuar) dhe ikameti (thirrje para fillimit të faljes së namazeve farz që është Vaxhib (obligim) vetëm për meshkujt musliman dhe nuk vlen për femrat muslimane).

Ezani është nga veprat më fisnike, më të dashura dhe më të shpërblyera nga ana e Allahut të Madhëruar. Që ta kuptojmë vlerën e ezanit dhe muezinëve na mjafton fakti që ka debat mes dijetarëve se a është më e shpërblyer nga Allahu i Madhëruar të qenurit Imam ose Muezin! ku një numër i madh i dijetarëve musliman duke u bazuar në argumente besojnë se të qenurit Muezin është më e vlershme se të qenurit Imam.

Ndër vlerat e veçanta të ezanit dhe muezinëve, është se muezinët do ta kenë qafën më të gjatë nga të gjithë besimtarët tjerë kur do të dalim para Allahut të Madhëruar ditën e gjykimit.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

الْمُؤَذِّنُونَ أَطْوَلُ النَّاسِ أَعْنَاقًا يوْمَ الْقِيَامَةِ

“Muezinët në Ditën e Gjykimit do t’i kenë qafët më të gjata.” (Transmeton Muslimi)

Me qafën e gjatë nënkuptojmë momentin ku do të mbulohemi me djers përvëlues në ditën e gjykimit, në bazë të veprave tona të këqija, ku disave djersët përvëlues do t’ju arrijnë deri edhe në fyt, ndërsa muezinët këtë sprovë do ta kalojnë më lehët se do ti kenë qafët më të gjata se besimtarët tjerë.

Ezani dhe muezinët kanë edhe shumë vlera tjera ku unë do ti përmendi disa pa cekjen e argumenteve për këto vlera:

  • Muezinët i fal Allahu i Madhëruar aq sa arrin edhe zëri i tyre.
  • Muezinët e kanë edhe sevapin (vlerën) e të gjithë atyre që e falin namazin pas thirrjes së tij.
  • Për çdo ezan të thirrur i shkruhen gjashtëdhjetë të mira ndërsa për çdo ikamet tridhjetë të mia.
  • Për muezinët do të dëshmoi në botën tjetër çdo gjë e gjallë dhe e ngurtë që e ka dëgjuar thirrjen e ezanit, nga njerëzit, xhinët, gurët, drunjtë dhe çdo krijesë tjetër.
  • Për ata vëllezër që falen në shtëpi dhe nuk e kanë dëgjuar ezanin le ta thirrin atë në shtëpitë e tyre që mos ta humbin shpërblimin e thirrjes së ezanit, mirëpo diçka e tillë është sunet (vepër e preferuar dhe jo e obliguar), poashtu t'ua mësojnë dhe ti nxisin ta thirrin ezanin edhe djemtë dhe nipërit e tyre.
  • Muezinët duhet ta shqiptojnë saktë ezanin dhe të mundohen ta zbukurojnë zërin e tyre.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e rregullt të namazit.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
31844

Character Limit 400