Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e Abdesit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
26 jan 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e Abdesit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ne deri me hutben (predikimin) e javës së kaluar kemi trajtuar disa tema të rëndësishme mbi librin e imanit (besimit), ndërsa nga sot dhe në vazhdim InshaAllah në hutbet (predikimet) tona do të trajtojmë tema që kanë të bëjnë me librin e pastërtisë.

Islami i kushton shumë rëndësi pastërtisë, qoftë asaj shpirtërore që është pastërtia nga mosbesimi dhe asaj fizike sikurse pastërtisë së trupit, teshave, ambientit ku jeton, natyrës dhe gjithkund.

Islami i obligoi muslimanët ti heqin qimet e tepërta në trupin e tyre që janë në vendet intime të tyre dhe nën sqetulla, i obligoi ato për pastrim të tërë trupit (me gusëll) pas mëdhenjve intime mes burrit dhe gruas, e obligoi muslinanin dhe muslimanen që më së pakti një herë në javë ta pastroi tërë trupin, pas kryerjes së nevojës së madhe ose të vogël obligohet ti pastroi vendet intime me ujë dhe të ngjashme.

Nga rëndësia dhe përkujdesi i Islamit ndaj pastërtisë, Islami i obligoi muslimanët që të marrin abdes (pastrim i pjesëve të caktuara të trupit të njeriut me nijet adhurimi).

Marrja e abdesit para faljes së namazit, leximit të Kuranit nga mus’hafi dhe disa adhurimeve të tjera është obligim, mirëpo Allahu xh.sh përveç mirësive trupore dhe shëndetin e trupit që e siguron nëpërmes abdesit, Allahu xh.sh edhe i shpërblen ato besimtar që e marrin abdesin ashtu siç urdhëron Allahu xh.sh me shumë shpërblime ndër to: me abdes bëhemi më të bukur në botën tjetër, abdesi do të na bëj krenar në botën tjetër, gjymtyrët e abdesit do të shndrisni ditën e gjykimit, abdesi është shkak për ta fituar kënaqësinë dhe dashurinë Allahut xh.sh, ai është gjysma e imanit, i zgjidh nyejt e shejtanit, nëpërmes abdesit Allahu xh.sh na fshin mëkatet dhe na ngrit shkallët në botën tjetër.

Muhamedi a.s në një hadith thotë:

الطُّهُورُ شَطْرُ الإِيمَانِ

“Pastërtia është gjysma e imanit.” (Transmeton Muslimi)

Në një hadith tjetër Muhamedi a.s thotë:

مَنْ تَوَ ضَّاَ فَاَ حْسَنَ الْوُضُوءَ خَرَجَتْ خَطَايَاهُ مِنْ جَسَدِهِ حَتَّى تَخْرُجَ مِنْ تَحْتِ أَظْفَارِهِ

“Kush merr abdes duke e plotësuar dhe zbukuruar, nga trupi i tij bien mëkatet gjersa t’i bien edhe ato që janë nën thonjtë e tij.” (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman ta falim namazin, të na mundësoi të mësohemi të jemi gjithmonë me abdes dhe të na shpërblej me shpërblim e plotë për abdesin. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
46967

Character Limit 400