Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Veprat e mira dhe të këqija pas pranimit të Islamit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
27 tet 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Veprat e mira dhe të këqija pas pranimit të Islamit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar nga dashuria e Tij për njerëzit ua fal atyre të gjitha mëkatet përveç shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mosbesimit në Allahun e Madhëruar).

Allahu i Madhëruar për këtë çështje thotë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَق َدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمًا

“Padyshim që Allahu nuk falë t’i vihen Atij shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shok Allahut në adhurim, vërtet ai ka shpifur një gjynah të tmerrshëm.” (Kuran 4, 48)

Mirëpo nëse ndonjëri nga njerëzit pas shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mosbesimit në Allahun e Madhëruar) e pranon Islamin Allahu i Madhëruar mëkatet e tija ia kthen në vepra të mira,

Për këtë çështje Allahu i Madhëruar thotë:

إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئ ِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“Përveç atyre që pendohen dhe besojnë (me Besimin e Pastër Islam) dhe që punojnë mirësi e drejtësi, mu këtyre Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.” (Kuran 25, 70)

Ndërsa veprat e mira që i kanë bërë para Islamit Allahu i Madhëruar ua shpërblen edhe pas Islamit.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

أَنَّ حَكِيمَ بْنَ حِزَامٍ، أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، قَالَ لِرَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم أَىْ رَسُولَ اللَّهِ أَرَأَيْتَ أُمُورًا كُنْتُ أَتَحَنَّثُ بِهَا فِي الْجَاهِلِيَّةِ مِنْ صَدَقَةٍ أَوْ عَتَاقَةٍ أَوْ صِلَةِ رَحِمٍ أَفِيهَا أَجْرٌ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏ "‏ أَسْلَمْتَ عَلَى مَا أَسْلَفْتَ مِنْ خَيْرٍ"‏

“Çfarë thua për veprat me të cilat e kam shprehur devotshmërinë time në periudhën para Islamit, sikurse sadakaja, lirimi i robërve dhe mirëmbajtja e lidhjeve familjare: a ka shpërblim për këto?!... -Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: -Ke kaluar në Islam me të gjitha ato vepra të mira që ke bërë.” (Transmeton Muslimi)

Poashtu ata që nuk i kanë besuar Allahut të Madhëruar si të vetmin Zot deri në vdekjen e tyre, Allahu i Madhëruar veprat e mira të tyre do t’ua shpërblej me mirësi vetëm më këtë botë ndërsa në botën tjetër nuk do të kenë ndonjë shpërblim nga veprat e mira që i kishin bërë në jetën e dunjasë (në këtë botë).

Allahu i Madhëruar thotë:

وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَّنثُورًا

“Dhe Ne do t’i kthehemi çfarëdo lloj pune që bënë ata (mosbesimtarët) dhe do t’i bëjmë veprat e tilla si grimca pluhuri që fluturojnë në erë.” (Kuran 25, 23)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve ton[ dhe mbar besimtarëve musliman të bëjmë vepra të mira që do ta arrimë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
12314

Character Limit 400