Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Tre grupe njerëzish që nuk do të flasë Allahu i Madhërishëm me to

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
13 tet 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahu të Madhërishëm, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Tre grupe njerëzish që nuk do të flasë Allahu i Madhërishëm me to.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Pejgamberi alejhi selam në një hadith na sqaron tri çështje nga të cilat duhet të bëjmë kujdes, përndryshe do të kemi shumë përgjegjësi para Allahu të Madhërishëm. Pejgamberi alejhi selam thotë:

عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «ثَلَاثَةٌ لَا يُكَلِّمُهُمُ اللهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَلَا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ» قَالَ: فَقَرَأَهَا رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثَلَاثَ مِرَارًا، قَالَ أَبُو ذَرٍّ: خَابُوا وَخَسِرُوا، مَنْ هُمْ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «الْمُسْبِلُ، وَالْمَنَّانُ، وَالْمُنَفِّقُ سِلْعَتَهُ بِالْحَلِفِ الْكَاذِبِ»

“Tre persona Allahu nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Këtë i Dërguari i Allahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thënë: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi u përgjigj: “Ai që shet mend me rroba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet mallin e vet duke u betuar rrejshëm.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi na bën të qartë se tri grupe njerëzish nuk do të t’ju flasë Allahu i Madhërishëm fjalë që i gëzon ato, nga hidhërimi i Tij me to si dënim për ndonjë gabim të bërë, as nuk do ti shikojë ato me shikim mëshire, as nuk do ti pastrojë nga papastërtia e mëkatit dhe mbi të gjithë këto do të kenë edhe dënim të ashpër dhe të dhembshëm.

Grupi i parë i këtyre njerëzve do të jenë meshkujt të cilët i mbajnë teshat e tyre të gjata më poshtë se nyjat e këmbëve të tyre për mendjemadhësi, përndryshe nëse nuk i mbajnë për mendjemadhësi nuk bëjnë vepër të ndaluar. Në këtë çështje hyn edhe çdo veprim dhe sjellje tjetër që me të ka qëllim të lavdërohet, krenohet dhe të bëhet mendjemadh ndaj të tjerëve.

Grupi i dytë i njerëzve që do të ballafaqohen para Allahu të Madhërishëm me këto vështirësi janë ato persona që bëjnë mirë ndaj njerëzve tjerë dhe pastaj ua përmendin atyre të mirat që ua kanë bërë. Muslimani kur ju bën mirë të tjerëve pa marr parasysh kush janë ato duhet ta bëj për hir të Allahu të Madhërishëm, nuk duhet të presë ndonjë kompensim nga ai dhe as nuk duhet asnjëherë t’ua përmendë të mirat që ua ka bërë njerëzve.

Grupi i tretë i personave që do ta kenë këtë gjendje para Allahu të Madhërishëm nëse nuk pendohen do të jenë ata që e shesin mallin e tyre duke u betuar tek Allahu i Madhërishëm rrejshëm, pra duke fshehur ndonjë të metë të mallit edhe pse e di atë, duke gënjyer për kualitetin e mallit, prejardhjen e tij, çmimin e blerjes dhe të ngjashëm.

Lusim Allahu e Madhërishëm me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na ruaj neve, fëmijët tonë dhe të gjithë besimtarët musliman nga mëkatet dhe të na jep sukses në vepra të mira. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
65324

Character Limit 400