Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Të vazhdojmë me kënaqësitë e Allahut xh.sh

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
21 pri 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Të vazhdojmë me kënaqësitë e Allahut xh.sh.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, sot jemi dëshmitar të një gëzimi të madh të muslimanëve në mbarë botën për arsye të shpërblimit të madh të Allahut xh.sh i Cili sot ua jep agjërueseve.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ: فَرْحَةٌ عِنْدَ إِفْطَارِهِ، وَفَرْحَةٌ عِنْدَ لِقَاءِ رَبِّهِ

“Agjëruesi përjetojnë dy gëzime; një herë kur bën ushqimin e Fitër Bajramit, dhe një herë kur do të takohet me Zotin e tij.” (Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Pra hadithi na bën të qarët se arsyeja e gëzimit të muslimanëve është angazhimi i tyre për një muaj të plotë me agjërim, lexim Kurani, lutje të shumëta si dhe vepra tjera të mira, ku në këtë ditë Allahu xh.sh na jep shpërblimet e një muaji angazhim, ndërsa shpërblimet më të mëdhaja për veprat e muajit të bekuar të Ramazanit do të jenë kur do ta takojmë Allahu xh.sh në botën tjetër dhe do të na jep shpërblimet e agjërimit, lutjeve, leximit të Kuranit dhe veprave të tjera që i kemi kryer në muajin e bekuar të Ramazanit.

Mirëpo kënaqësitë e Allahut xh.sh për ne nuk janë prezentë vetëm në muajin e bekuar të Ramazanit, por janë edhe jashtë muajit të bekuar të Ramazanit, nëse i dëshirojmë ato, ndërsa unë do ta këshillojë veten time dhe juve InshaAllah me bazën e kënaqësive të dunjasë dhe ahiretit që duhet ta vazhdojmë edhe pas muajit të bekuar të Ramazanit, që është falja e namazit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, falja e namazit është nga shtyllat dhe bazat e fesë sonë pa të cilin feja jonë nuk mundet të qëndrojë e ngritur.

Po ashtu falja e namazit rregullisht është nga veprat që na siguron kënaqësitë më të mëdhaja në jetën e dunjasë dhe ahiretit.

Allahu xh.sh thotë:

وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ ۗ

“...Vërtet që Es-Salat (falja e namazit) parandalon nga El-Fahsha (çdo vepër e papëlqyer, e ulët, e keqe të cilën e ndalon Islami) dhe nga El-Munker (vepër e padrejtë, mosbesimi, politeizmi dhe gjynahe tjera të mëdha para Allahut)...” (Kuran 29, 45)

Në një ajet tjetër Allahu xh.sh thotë:

وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ ۚ

“Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me falje (të namazit),...” (Kuran 2, 45)

Ajeti që e lexuam na bën të qartë se namazi qenka baza e ndihmës së Allahut xh.sh për rregullimin e punëve tona pa ndihmën e të Cilit nuk realizohet asgjë.

Pra vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ta vendosim që sot dhe t’ia japim premtimin Allahut xh.sh që gjatë gjithë jetës sonë do ta falini namazin rregullisht dhe pastaj ne vet do të jemi dëshmitar të kënaqësive të pa përshkruara që do të na kaplojnë, si dhe rregullimin e jetës sonë në të gjitha aspektet e saja.

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Ti të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na ketë pranuar të gjitha ibadetet (adhurimet) dhe lutjet tona, të na bëj neve, fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e rregullt të namazit. Amiin

No comments yet...
Leave your comment
78037

Character Limit 400