Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Të thënurit vëllaut besimtar qafir (jobesimtar)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
02 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Të thënurit vëllaut besimtar qafir (jobesimtar).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Islami e ka ndaluar rreptësishtë talljen, përgojimin, përqeshjen, ngjitjen e nofkave të tjerëve dhe të ngjashëm, saqë i ka bërë mëkat veprat e tilla, ndërsa pronari i tyre te Allahu xh.sh llogaritet zullumqar (keqbërës) dhe do të jep përgjegjësi për veprën e bërë.

Për këtë çështje Allahu xh.sh thotë:

وَلَا تَلْمِزُوا أَنفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَ ابِئْسَ الِاسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ ۚ وَمَن لَّمْ يَتُبْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“As mos përgojoni njëri-tjetrin, as mos fyeni njëri-tjetrin duke ngjitur nofka. Sa keq është të fyesh vëllanë pasi të ketë besuar (p.sh., ta thërrasësh vëllanë tënd musliman e me besim të vërtetë: “O gjynahqar! O i poshtër!” etj). Dhe kushdo që nuk pendohet, atëherë të këtillët janë me të vërtetë keqbërës.” (Kuran 49, 11)

Ndërsa e veçantë në këtë temë është të thënurit vëllaut musliman qafir (jobesimtar), munafik (hipokrit), armik i Allahut xh.sh dhe të ngjashme për arsye të madhështisë së këtij mëkati.

Kush i thotë vëllaut të tij musliman qafir (jobesimtar), munafik (hipokrit), armik i Allahut xh.sh dhe të ngjashme le ta dijë se ajo fjalë shkon te njëri nga ato, nëse personit që ia ke thënë në realitet është ashtu i shkon atij, mirëpo nëse ai nuk është i tillë atëherë i kthehet thënësit ai mëkat nga i cili duhet urgjentisht të pendohet.

Për këtë çështje Pejgamberi a.s thotë:

إِذَا كَفَّرَ الرَّجُلُ أَخَاهُ فَقَدْ بَاءَ بِهَا أَحَدُهُمَا

“Njeriu kur bën tekfir-kur i thotë vëllaut musliman, se është jobesimtar, atëherë njëri prej tyre e ka merituar këtë.” (Transmeton Muslimi)

Për atë vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, duhet të bëjmë kujdes dhe asnjëherë mos e përdorim fjalën qafir (jobesimtar), munafik (hipokrit), armik i Allahut xh.sh dhe të ngjashme ndaj muslimanit që thotë LA ILAHE ILALLAH (nuk ka zot tjetër të adhuruar përveç Allahut) sepse e ngarkojmë veten me një mëkat të madh te Allahu xh.sh, ndërsa nga ajo fjalë ne si individ nuk përfitojmë asgjë.

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija t larta të na mbrojë nga çdo mëkat të madh dhe të vogël, të na jep Iman me të cilin do ta fitojmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
42923

Character Limit 400