Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Sureja (kaptina) El-Kehf
Sureja (kaptina) El-Kehf
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Kurani Famëlartë është fjalë e Allahut të Madhëruar e zbritur te Muhamedi alejhi selam nëpërmes melekut Xhibril.
I tërë Kurani Famëlartë është i vlefshëm tek Allahu i Madhëruar njëlloj, pra nuk ka në Kuranin Famëlartë, se një ajet ështe më shumë ose më pak i vlefshëm se nji ajet tjetër, mirëpo ka sure dhe ajete të cilave Allahu i Madhëruar ju ka dhënë disa vlera të veçanta për raste të veçanta sikurse: një nga dobitë e Kuranit Famëlartë është edhe ajo që Kurani Famëlartë i tëri është sebeb (shkak) i shërimit të sëmundjeve tona shpirtërore dhe fizike, mirëpo për këtë qëllim, pra shërimi, e veçantë në bazë të haditheve të sakta të Pejgamberit alejhi selam është leximi 7 herë i sures El-Fatihah.
Pra kur ne tregojmë vlerën e ndonjë sureje (kaptine) të Kuranit Famëlartë në veçanti apo të ndonjë ajeti (verseti) kuranor në veçanti, kemi qëllim përmendjen e ndonji specifike të veçant të asaj sureje (kaptine) ose ati ajeti (verseti) dhe në asnjë mënyrë nuk kemi qëllim të themi se kjo sure (kaptinë) ose ky ajet (verset) është më i mirë ose më i vlefshëm se surja (kaptina) tjetër ose ajeti (verseti) tjetër.
Nga këto specifika të veçanta të sureve (kaptinave) të Kuranit Famëlartë është edhe surja (kaptina) El-Kehf.
Pejgamberi alejhi selam për vlerën e veçantë të sures (kaptinës) El-Kehf thotë:
مَنْ حَفِظَ عَشْرَ آيَاتٍ مِنْ أَوَّلِ سُورَةِ الْكَهْفِ عُصِمَ مِنَ الدَّجَّالِ
“Ai që i mëson përmendsh 10 ajetet e para të sures “El-Kehf”, do të jetë i mbrojtur prej fitnes së Dexhalit.” (Transmeton Muslimi)
Pra hadithi na bën të qartë se mësimi përmendësh i 10 ajeteve të para ose të fundit në bazë të një transmetimi tjetër është sebeb (shkak) për mbrojtjen tonë nga sprova e dexhallit, i cili është një nga shenjat e mëdhaja të kijamuetit (shkatërimit të gjithësisë)
Në një hadith tjetër Pejgamberi alejhi selam na tregon se leximi i sures (kaptinës) El-Kehf në ditën e xhuma, pra nga perëndimi i diellit të ditës së ejnte dhe vazhdon deri me perëndimin e diellit të ditës së xhuma, Allahu i Madhëruar do ti jep një nur (dritë) të veçantë deri në xhumanë e ardhshme.
Argumenti i kësaj specifike të sures (kaptinës) El-Kehf, është hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë:
مَنْ قَرَأَ سُورَةَ الْكَهْفِ يَوْمَ الْجُمُعَةِ، أَضَاءَ لَهُ مِنَ النُّورِ مَا بَيْنَ الْجُمُعَتَيْنِ
“Ai që e lexon suren “El-Kehf” në ditën e xhuma, do të jetë dritë për të, prej xhumasë deri në xhumanë tjetër”. (Transmeton Hakimi)
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman ti mësojmë 10 ajetet e para ose të fundit të sures (kaptinës) El-Kehf dhe ta lexojmë atë ditave të xhumaja. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra kulturore Islame IKRE Thun