Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Sureja (kaptina) El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sureja (kaptina) El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga suret (kaptinat) specifike të Kuranit Famëlartë është edhe sureja (kaptina) El-Ihlas që është e njohur edhe me KulhuvAllahu ehad, El-Felek dhe En-Nas.
Këto sure (kaptina) janë jashtëzakonisht të rëndësishme për besimtarin dhe besimtaren që ti mësojnë dhe ti lexojnë shumë.
Këto sure (kaptina) lexohen në dhikrin (lutjet) e mëngjesit dhe mbrëmjes, lexohen para gjumit, lexohen për shërim, poashtu dhe në shumë situata tjera të veçanta që tregon veçoritë, specifikat, vlerën dhe rëndësinë e këtyre sureve (kaptinave).
Për një nga dallimet, specifikat e veçanta të mëdhaja të sures (kaptinës) El-Ihlas e tregon një hadith i Pejgamberit a.s ku thotë:
أَنَّ رَجُلاً سَمِعَ رَجُلاً يَقْرَأُ قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ يُرَدِّدُهَا فَلَمَّا أَصْبَحَ جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ وَكَأَنَّ الرَّجُلَ يَتَقَالُّهَا فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ إِنَّهَا لَتَعْدِلُ ثُلُثَ الْقُرْآنِ
“Dikush dëgjoi një burrë duke lexuar suren “Kul Hua Allahu Ehad” dhe duke e përsëritur atë. Kur u zgjua në mëngjes shkoi tek Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tregoi për këtë (sikur po e quante pak). I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Vërtet ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Pra hadithi na bën të qartë se leximi i sures (kaptinës) El-Ihlas, KulhuvAllahu ehad e ka vlerën tek Allahu i Madhëruar sikurse me e lexuar një të tretën e Kuranit Famëlartë
Pra nëse ne e lexojmë nga tre herë suren (kaptinën) El-Ihlas e kemi sevapin (vlerën) sikurse me e lexuar komplet Kuranin Famëlartë, pra sevapin (vlerën) e një hatmeje (përfundimi të leximit të tërë Kuranit Famëlartë), për atë le ta lexojmë sa ma shumë nga tre herë Kulhuvallahun me gjithë familjet tona.
Ndërsa për specifikat e sureve (kaptinave) El-Felek dhe En-Nas që ndryshe quhen edhe muauidhetejni (mbrojtëset).
Pejgamberi alejhi selam në një hadith (fjali) të tij thotë:
أنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّه عَلَيه وسَلَّمَ قَالَ: «ألَمْ تَرَ آيَاتٍ أُنْزِلَتْ هذِهِ اللَّيْلَةَ لَمْ يُرَ مِثْلُهُنَّ قَطُّ؟ (قُل أَعْوذُ بِرَبِّ الفَلَقِ(وَ) قُل أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ)
“ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk i keni parë ajetet që më kanë zbritur këtë natë, e që njerëzit nuk kanë parë kurrë të ngjashme me to? Ato janë: Kul eudhu bi Rabil felek. (Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit). Dhe; Kul eudhu bi Rabin Nas. (Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve).” (Transmeton Muslimi)
Pra hadithi na bën të qartë se, aq janë specifike dhe të mëdha këto dy sure (kaptina) saqë nuk ka pasur në asnjë shpallje të mëparshme sure (kaptina) të ngjashme me to. Pra na mjafton kjo specifikë dhe madhështi e këtyre dy sureve (kaptinave) që ne së bashku me fëmijët tonë ti lexojmë këto dy kaptina shumë.
Disa sahabë (shokë) të Muhamedit alejhi selam transmetojnë se Muhamedi alejhi selam para se ti shpalleshin këto dy sure (kaptina) kërkonte shumë mbrojtje tek Allahu i Madhëruar që ta mbrojë nga magjia, mësyshi dhe shumëçka, mirëpo pasi i zbritën këto dy sure (kaptina) Pejgamberi alejhi selam mjaftoheshe në kërkimin e mbrojtjes nga Allahu i Madhëruar me këto dy sure (kaptina) dhe suren (kaptinën) El-Ihlas.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman leximin sa më shumë të këtyre tre sureve (kaptinave) ditën dhe natën. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun