Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Sundimtari mashtrues

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
08 dhj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sundimtari mashtrues.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, një nga sprovat e kësaj bote është edhe posti udhëheqës nga më i ulëti pra të udhëheqësh grup njerëzish në ndonjë aktivitet deri tek më i larti pra të jesh kryetar shteti, kryeministër dhe të ngjashme.

Të gjitha postet udhëheqëse i marrim me caktimin e Allahut të Madhëruar, na jep Allahu i Madhëruar ato si një mundësi për ta fituar kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpërblimet e tija por në të njëjtën kohë janë edhe një sprovë ku ne mundemi ta meritojmë hidhërimin e Allahut të Madhëruar dhe dënimin e tij.

Që ta fitojmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar në postet udhëheqëse ne duhet të jemi të drejtë me të udhëhequrit dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet ti vjedhim, ti mashtrojmë, ti tradhtojmë dhe të ngjashme për ndryshe ne e rrezikojmë hyrjen në xhenet.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَا مِنْ عَبْدٍ يَستَرْعِيهِ اللهُ رَعِيَّةً، يَمُوتُ يَوْمَ يَمُوتُ وَهُوَ غَاشٌّ لِرَعِيَّتِهِ، إِلَاّ حَرَّمَ اللهُ عَلَيْهِ الجَنَّة

“Çdo njeriu të cilit Allahu i jep pari të nënshtruar, ndërsa ai i mashtron ata deri në vdekje, Allahu do t’i ndalojë hyrjen në Xhenet” (Transmeton Muslimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, që t'ju dalim hakut të udhëhequrve nuk mjafton vetëm që mos ti tradhtojmë dhe vjedhim mirëpo obligohemi të punojmë deri në kulm që ti mbrojmë dhe zhvillojmë ato në të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Nëse nuk veprojmë kështu ne përsëri e rrezikojmë hyrjen në xhenet.

Për këtë Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَا مِنْ أَمِيرٍ يَلِي أَمْرَ الْمُسْلِمِينَ ثُمَّ لَا يَجْهَدُ لَهُمْ وَيَنْصَحُ إِلَّا لَمْ يَدْخُلْ مَعَهُمْ الْجَنَّةَ

“Çdo sundimtar, të cilit Allahu i jep pushtet mbi muslimanët dhe ai nuk përpiqet për shkak të tyre dhe nuk i këshillon ata, Allahu nuk do ta fusë me ta në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)

Nëse ne jemi udhëheqës të drejtë dhe punojmë që ta zhvillojmë shoqërinë që e udhëheqim është ndër format e dalluara për ta fituar kënaqësinë e Allahut të Madhëruar sepse për çdo punë të mirë që ne bëhemi shkak i saj na përcjellin shpërblimet e Allahut të Madhëruar për çdo njërin që përfiton nga vepra jonë.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta ta udhëzojë çdo udhëheqës musliman që të jenë të drejtë dhe punëtorë për të udhëhequrit e tyre. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
31718

Character Limit 400