Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shpërblimi i sadakas (lëmoshës) arrin deri te i vdekuri

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
08 gush 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shpërblimi i sadakas (lëmoshës) arrin deri te i vdekuri.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, kur vdes biri i Ademit e përcjellin atë deri në var familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy prej tyre kthehen, dhe njëri qëndron me të: kthehen familja dhe pasuria e tij, dhe qëndron me të vepra e tij.

Për këtë besimtari duhet të bëj kujdes që gjatë gjithë jetës së tij të veprojë vepra të mira dhe të largohet nga veprat e liga, se vetëm veprat janë ato mbi të cilat Allahu i Madhëruar na vlerëson edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, nëse kemi vepruar mirë do të kemi mirësi në të dy botët, nëse kemi vepruar keq, përsëri do të kemi pasoja në të dy botët.

Mirëpo Allahu i Madhëruar nga dashuria, mëshira, dhembshuria e Tij për ne, na ka mundësuar ti marrim shpërblimet e dhënies sadaka (lëmosh) nga ndonjë i afërmi i joni që i jep për ne, pa marr parasysh çfarë lloj të sadakas jep, mjafton ta bëj nijet (qëllim) në zemër e tij që e jep për të afërmin apo mikun e tij qoftë ai i gjallë apo i vdekur.

Për këtë Pejgamberi alejhi selam thotë:

عَنْ عَائِشَةَ أَنَّ رَجُلًا أَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، إِنَّ أُمِّيَ افْتُلِتَتْ نَفْسُهَا وَلَمْ تُوصِ، وَأَظُنُّهَا لَوْ تَكَلَّمَتْ تَصَدَّقَتْ، أَفَلَهَا أَجْرٌ، إِنْ تَصَدَّقْتُ عَنْهَا؟ قَالَ: «نَعَمْ».

Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se një burrë erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha:

“O i Dërguar i Allahut! Nëna ime vdiq papritur dhe nuk la testament. Por unë mendoj se, sikur të kishte folur (para vdekjes), do të kishte dhënë lëmoshë. A ka ajo shpërblim nëse jap lëmoshë në emër të saj?” Pejgamberi alejhi selam tha: “Po (ka shpërblim).” (Transmeton Muslimi)

Për atë vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ti nderojmë prindërit, gjyshërit, të afërmit, miqtë tonë me dhënien sadaka (lëmosh) në emër të tij, se me të ju ndihmojmë atyre qofshin të gjallë ose të vdekur, poashtu për këtë vepër edhe neve do të na shpërblej Allahu i Madhëruar me mirësi të kësaj bote dhe botës tjetër.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman të veprojmë vepra të mira derisa ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, poashtu të na mundësoi të japim lëmoshë edhe për prindërit, gjyshërit, farefisin, të afërmit dhe miqtë tonë qofshin ato të gjallë ose të vdekur. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
28308

Character Limit 400