Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shkëmbimi i mallrave të të njëjtit lloj, por me cilësi të ndryshme

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
30 tet 2026

BismiLahirrahmanirrahim.

Falënderimet, lavdërimet, adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë, Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu na bëftë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtarë dhe motra të nderuara, tema me të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time, pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoj edhe juve, ka të bëjë me temën: Shkëmbimi i mallrave të të njëjtit lloj, por me cilësi të ndryshme.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, javën e kaluar folëm për një tregti të ndaluar në fenë islame, e cila ishte shkëmbimi i mallrave të të njëjtit lloj, por me dallim në sasi. Për shembull, të japësh 10 gramë ar të vjetër dhe të marrësh 8 gramë ar të ri, ose të japësh 10 kg mollë të kuqe dhe të marrësh 8 kg mollë të verdha.

Ndërsa sot do të mësojmë se kur lejohet shkëmbimi i mallrave të të njëjtit lloj, edhe nëse ato dallojnë në sasi.

Në Islam lejohet shkëmbimi i një malli me dy mallra të të njëjtit lloj, nëse ato nuk bëjnë pjesë në mallrat e kamatës.

Lidhur me këtë, Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

‏عَنْ جَابِرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، قَالَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «لَا بَأْسَ الْحَيَوَانُ بِالْحَيَوَانِ وَاحِدًا بِاثْنَيْنِ يَدًا بِيَدٍ».

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk ka problem të shkëmbehet një kafshë me dy kafshë, nëse shkëmbimi bëhet dorë më dorë.” (Ibn Maxhe)

Për ta kuptuar më mirë, po e sqarojmë me një shembull nga jeta jonë.

Nëse unë kam një veturë që kushton 10.000 franga, më lejohet ta shkëmbej me dy vetura që kushtojnë nga 5.000 franga secila. Po ashtu, më lejohet ta shkëmbej edhe me dy vetura që kanë vlera të ndryshme, për shembull, njëra kushton 8.000 franga dhe tjetra 3.000 franga.

Pra, nuk është kusht që veturat të kenë vlerë të barabartë. Kjo lejohet edhe me mallrat e tjera që nuk bëjnë pjesë në mallrat e kamatës.

E lusim Allahun e Madhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që të na e bekojë pasurinë dhe fëmijët tanë, si dhe t’ua bekojë pasurinë dhe fëmijët të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo që ndodhen në botë. Amin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
33724

Character Limit 400