Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shirku (politeizmi) dhe kufri (mosbesimi) janë mëkatet më të mëdhaja.

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
30 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shirku (politeizmi) dhe kufri (mosbesimi) janë mëkatet më të mëdhaja.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, shirku (politeizmi) është ti bësh ortak Allahu xh.sh në krijimtarinë e Tij, në adhurimin e Tij si dhe në emrat dhe cilësitë e Tij, pra të besosh se edhe dikush tjetër njejtë sikurse Allahu xh.sh krijon, ose adhurimet sikurse namazi, kërkimi i shërimit dhe të ngjashme t’ia dedikosh dikujt tjetër përveç Allahut xh.sh, ose të besosh diçka nga emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh se të njëjtat i posedon edhe dikush tjetër.

Kufri (mosbesimi) është mohimi i Allahut xh.sh në esencë ose të mohosh diçka që është e veçant e Allahut xh.sh sikurse të thuash se i beson Allahut xh.sh por nuk beson se Ai është krijues ose Allahu xh.sh nuk shëron dhe të ngjashme.

Padyshim se shirku (politeizmi) dhe kufri (mosbesimi) janë mëkatet më të mëdhaja për arsye se këto vepra janë padrejtësia më e madhe ndaj të drejtës së Allahut xh.sh të besimit dhe adhurimit të vetmit Zot, Krijues, Sundues, Rregullues dhe Furnizues i të gjitha krijesave.

Të këqijat e Shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mosbesimit) janë fatale, pra shkatërruese në dunja (në këtë botë) dhe ahiret (botën tjetër).

Shirku (politeizmi) dhe kufri (mosbesimi) janë zullumi (padrejtësia) më e madhe, ky mëkat nuk falet pa mos u penduar, personat e tillë në botën tjetër nuk do të kenë asnjë shpërblim nga veprat e mira të tyre, por veprat e mira të tyre Allahu xh.sh do tua kompensoi me mirësi në këtë botë, të tillët poashtu nuk do të shijojnë xhenetin në botën tjetër.

Se shirku (politeizmi) dhe kufri (mosbesimi) janë mëkatet më të mëdhaja e sqaron Pejgamberi a.s duke thënë:

عَنْ عَبْدِ اللهِ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَيُّ الذَّنْبِ أَعْظَمُ عِنْدَ اللهِ؟» قَالَ: «أَنْ تَجْعَلَ للهِ نِدًّا وَهُوَ خَلَقَكَ»، قُلْتُ: «إِنَّ ذَلِكَ لَعَظِيمٌ»، قُلْتُ: «ثُمَّ أَيُّ؟» قَالَ: «وَأَنْ تَقْتُلَ وَلَدَكَ تَخَافُ أَنْ يَطْعَمَ مَعَكَ»، قُلْتُ: «ثُمَّ أَيُّ؟» قَالَ: «أَنْ تُزَانِيَ حَلِيلَةَ جَارِكَ»

“Abdullah r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s për mëkatet më të madh dhe ai tha: -Që ti përshkruash shok Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar ty. -I thashë: Vërtetë kjo është më e madhe. E pastaj? -Ta mbysësh fëmijën tënd, duke u frikësuar se do të hajë bashkë me ty, -tha Pejgamberi s.a.v.s. Prapë e pyeta: -E pastaj? -Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: -Të bësh kurvëri me gruan e fqinjit tënd. (Transmeton Muslimi)

Hadithi Përveç që na bën me dije për madhështinë e mëkatit të shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mosbesimit) na bën me dije edhe madhështinë e mëkatit të vrasjes së fëmijëve nga frika e furnizimit të tyre, vepër e cila ishte e njohur në kohën e injorancës, ndërsa në kohën moderne e veprojmë këtë mëkat duke mos lindur fëmijë ose duke i abortuar fëmijët mbi parimin e të ashtuquajturit “planifikimi familjar”, ndërsa Islami neve na mëson të lindim fëmijë se në atë formë Allahu xh.sh na shton furnizimin më shumë edhe në dunja (këtë botë) edhe në ahiret (botën tjetër), nga Hadithi poashtu e kuptojmë edhe të keqen e mëkatit të bërit kurvëri me gruan e fqinjit, kjo për arsye të afërsisë me fqinjët, marrëdhënieve fqinjësore dhe tradhëtimit të besës ndaj fqinjëve.

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë neve, ti mbrojë fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga çdo mëkat të madh dhe të vogël, të na mundësojë të bëjmë vepra me të cilat do ta arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
14212

Character Limit 400