Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shefati (ndërmjetësimi) i Muhamedit alejhi selam

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
19 jan 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shefati (ndërmjetësimi) i Muhamedit alejhi selam.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në esencë njeriu vlerësohet nga Allahu i madhëruar në bazë të veprave të tij, qofshin ato vepra të zemrës ose të gjymtyrëve të tij.

Nëse njeriu bën vepra të mira, mirësitë e tyre do ti kthehen atij vet në jetën e dunjasë dhe në jetën e ahiretit, mirëpo nëse njeriu vepron vepra të këqija, poashtu edhe pasojat e tyre do ti kthehen vet njeriut në jetën e dunjasë dhe ahiretit.

Njeriu është peng i veprave të tija, njeriu mbart përgjegjësinë e veprave të veta, ai vet dhe askush tjetër nga njerëzit nuk e mbart përgjegjësinë e veprave të njerëzve të tjerë qofshin edhe pasardhësit e tij më të afërt djemtë ose vajzat ose qofshin edhe brezat më të largët të tij, dhe nuk është e vërtetë çështja e përhapur ndër disa njerëz se dënimi i veprave të këqija të një brezi paska mundësi të dënohen brezat tjerë deri në tre breza e kështu me radhë.

Për këtë çështje Allahu i madhëruar në kuran thotë:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ

“Dhe asnjë mbajtës i barrës nuk do të mbajë barrën e tjetërkujt,” (Kuran 35, 18)

Ne e dimë dhe besojmë thellë se Allahu i madhëruar është Sundues i gjithësisë dhe cakton ligje për krijesat e Tij ashtu si Ai do vet, pra Allahu i madhëruar nuk pyetet se pse e bëri diçka kështu dhe nuk e bëri ashtu ndërsa ne do të pyetemi dhe do të japim llogari para Allahut të madhëruar.

Nga caktimet e Allahun të madhëruar është edhe fakti që Ai ia ka lejuar Muhamedit alejhi selam të ndërmjetësoi tek Allahu i lartëmadhëruar.

Muhamedi alejhi selam do të ndërmjetësoi ndërmjetësim të madh dhe ndërmjetësim të veçant siç është e njohur ndër besimtarët musliman. Ndërmjetësimi i madh i tij do të jetë për mbarë njerëzimin për të filluar llogaria në ditën e gjykimit. Ndërsa ndërmjetësimi i veçantë i Muhamedit alejhi selam për besimtarët do të jetë disa llojesh: Për hyrje në xhenet, faljen e mëkateve, daljen nga xhehenemi dhe të ngjashme.

Për këtë Muhamedi a.s thotë:

سَلْ تُعْطَهْ، اشْفَعْ تُشَفَّعْ

“Kërko të të jap, kërko ndërmjetësim që të ndërmjetësoj.” (Transmeton Muslimi)

Që me lejen e Allahut të madhëruar ta fitojmë shefatin (ndërmjetësimin) e Muhamedi alejhi selam duhet të bëjmë vepra të mira, të largohemi nga veprat e liga, ta pasojmë sunetin e Pejgamberit alejhi selam dhe të bëjmë shumë dua që Allahu i madhëruar të na mundësoi shefatin (ndërmjetësimin) e Muhamedit alejhi selam.

Lusim Allahun lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman pjesëtar të shefatit (ndërmjetësimit) të Muhamedit alejhi selam. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
60681

Character Limit 400