Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Sadakaja (lëmosha) e hamallit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
14 tet 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sadakaja (lëmosha) e hamallit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, një nga shumë cilësi të sahabëve (shokët e Muhamedit alejhi selam) të Pejgamberit alejhi selam ishte edhe ajo se ata shpejtonin në përgjigjen e tyre Muhamedit alejhi selam shpejt me aq sa ata kishin mundësi, një cilësi në të cilën edhe ne duhet të reflektojmë në të, pra t`ju përgjigjemi thirrjeve të Allahut të Madhëruar dhe të Pejgamberit alejhi selam me shpejtësi me aq sa mundemi.

Një nga përgjigjet që ju përgjigjeshin sahabët (shokët e Muhamedit alejhi selam) thirrjeve të Pejgamberit alejhi selam është edhe ajo që e shpjegon ky hadith i Pejgamberit alejhi selam.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ، قَالَ: أُمِرْنَا بِالصَّدَقَةِ، قَالَ: كُنَّا نُحَامِلُ، قَالَ: فَتَصَدَّقَ أَبُو عَقِيلٍ بِنِصْفِ صَاعٍ، قَالَ: وَجَاءَ إِنْسَانٌ بِشَيْءٍ أَكْثَرَ مِنْهُ، فَقَالَ الْمُنَافِقُونَ: إِنَّ اللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنْ صَدَقَةِ هَذَا، وَمَا فَعَلَ هَذَا الْآخَرُ إِلَّا رِيَاءً، فَنَزَلَتْ: {الَّذِينَ يَلْمِزُونَ الْمُطَّوِّعِينَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ فِي الصَّدَقَاتِ وَالَّذِينَ لَا يَجِدُونَ إِلَّا جُهْدَهُمْ} [التوبة: ٧٩]

Nga Ebu Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se ka thënë: “Na u urdhërua të japim sadaka (lëmoshë). Ne shkonim dhe bartnim (punonim me krahë) për të fituar diçka që të jepnim në sadaka. Atëherë, Ebu Akili dha sadaka gjysmën e një sa’a (njësie matëse ushqimore), dhe erdhi një njeri tjetër që solli diçka më shumë se ai. Hipokritët thanë: ‘Allahu s’ka nevojë për sadakanë e këtij (që dha pak), dhe ky tjetri s’e bëri këtë veçse për sy e faqe (për t’u dukur)’. Atëherë zbriti fjala e Allahut: “Ata që tallen me besimtarët që japin me dëshirë nga pasuria e tyre në sadaka dhe me ata që s’kanë asgjë tjetër përveç mundit të tyre…” (Et-Teube, 79). (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se sahabët kur i thirrte Muhamedi alejhi selam që të japin sadaka kishte nga ata që ishin të varfër dhe s’kishin çfarë të japin mirëpo që ti përgjigjen thirrjes së Muhamedit alejhi selam ata madje shkonin në treg punonin si hamall vetëm që të jepnin sadaka (lëmoshë).

Poashtu hadithi na bën të qartë se duhet të japim sadaka (lëmoshë) qoftë edhe shumë pak, sepse Allahu i Madhëruar e vlerëson sadakan (lëmoshën) jo me masë, mirëpo dhënia e saj me zemër të pastër për hir të Allahut të Madhëruar, për atë edhe ne vëllezër të dashur dhe motra të nderuara duhet të japim sadaka (lëmoshë) aq sa të mundemi, qoftë edhe pak!, mirëpo në asnjë mënyrë nuk lejohet qe mos të japim aspak sadaka (lëmoshë) sidomos duke menduar se dhënia e një mase të vogël sadaka (lëmoshë) nuk ka ndonjë dobi.

Hadithi poashtu na bën të qartë se në asnjë mënyrë nuk na lejohet të ndërhyjmë te ata që japin sadaka (lëmoshë), qoftë te ata qe japin pak duke i përqeshur „se nuk bën dobi dhënia sadaka pak“ as ndaj atyre që japin shumë duke ndërhyj në qëllimin e tyre duke ju thënë se „japin sadaka për sy e faqe“ kjo pra është cilësi e munafikëve (hipokritëve).

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, t`na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman të japim sa ma shumë sadaka (lëmoshë) nga pasuria jonë për hirrë të Allahut të Madhëruar.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
81368

Character Limit 400