Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Sadaka (lëmosha) nuk është vetëm dhënie para

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
15 gush 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sadaka (lëmosha) nuk është vetëm dhënie para.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, është e përhapur ndër besimtarët musliman se me sadaka (lëmoshë) kuptojmë dhënien e pasurisë për ndonjë bamirësi, kjo është e saktë, mirëpo nuk nënkupton sadakaja (lëmosha) vetëm këtë, ajo është shumë më e gjërë.

Sadakaja (lëmosha) nënkupton: dhikrin (përkujtimin) e Allahut të Madhëruar sikurse të thënurit SubhanaAllah (i lartësuar është Allahu i Madhëruar) nga çdo mangësi, Elhamdulilah (Falenderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar), La ilahe il Allah (nuk ka zot tjetër të adhuruar përveç Allahut të Madhëruar) Allahu Ekber (Allahu i Madhëruar) është më i madhi, largon ndonjë pengesë nga rruga, urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, ta ndihmojë ndonjë nevojtar, bile edhe vet largimi nga e keqja është sadaka (lëmoshë).

Që sadakaja (lëmosha) nuk është vetëm dhënja para por është shumë më e gjërë se kaq, na tregon hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

ﻛُلﱡ ﺳُﻼَﻣَﻰ ﻣِنَ اﻟﻧﱠﺎسِ ﻋَﻠَﯾْﮫِ ﺻَدَﻗَﺔٌ ﻛُلﱠ ﯾَ ْومٍ ﺗَطْﻠُﻊُ ﻓِﯾﮫِ اﻟﺷﱠﻣْسُ - ﻗَﺎلَ - ﺗَﻌْدِلُ ﺑَﯾْنَ اﻻِﺛْﻧَﯾْنِ ﺻَدَﻗَﺔٌ وَﺗُﻌِﯾنُ اﻟرﱠﺟُلَ ﻓِﻰ دَاﺑﱠﺗِﮫِ ﻓَﺗَﺣْ ﻣِﻠُﮫُ ﻋَﻠَﯾْﮭَﺎ أَ ْوﺗَرْ ﻓَﻊُ ﻟَﮫُ ﻋَﻠَﯾْﮭَﺎ ﻣَﺗَﺎﻋَﮫُ ﺻَدَﻗَﺔٌ ﻗَﺎلَ وَاﻟْﻛَﻠِﻣَﺔُ اﻟطﱠﯾﱢﺑَﺔُ ﺻَدَﻗَﺔٌ وَﻛُلﱡ ﺧَطْوَ ةٍ ﺗَﻣْﺷِﯾﮭَﺎ إِﻟَﻰ اﻟﺻﱠﻼَةِ ﺻَدَﻗَﺔٌ وَﺗُﻣِﯾطُ اﻷَذَى ﻋَنِ اﻟطﱠرِ ﯾقِ ﺻَدَﻗ

“Çdo nyje (çdo pjesë) e trupit të njeriut ka mbi të detyrimin e një sadakaje çdo ditë që lind dielli. Të bësh drejtësi (pajtosh) mes dy personave është sadaka; të ndihmosh një njeri në kafshën e tij, ta ngresh mbi të ose t’i ngresh barrën mbi të, është sadaka; fjala e mirë është sadaka; çdo hap që bën për në namaz është sadaka; dhe të largosh pengesën nga rruga është sadaka.” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se çdo vepër të mirë që e bëjmë me gjymtyrët tona ajo llogaritet sadaka për të cilën Allahu i Madhëruar do të na shpërblej në këtë botë dhe botën tjetër, për atë ti shfrytëzojmë gjymtyrët të cilat na ka dhuruar Allahu i Madhëruar për vepra të mira dhe të mos i njollosim me vepra të liga sepse vetëm në këtë formë do të kemi lumturi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve ti shfrytëzojmë gjuhën tonë të flasim mirë dhe jo keq, ti shfrytëzojmë sytë tonë për punë të mira dhe jo të shikojmë në haram, ti shfrytëzojmë veshët tonë të dëgjojmë biseda të mira dhe të dobishme dhe jo përgojim dhe shpifje, ti shfrytëzojmë duart tona të punojnë me hallall dhe jo me haram, të shkojmë me këmbët tona në vende të mira dhe jo në vende të këqija poashtu në këtë formë ti shfrytëzojmë edhe të gjitha organet tjera që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
64982

Character Limit 400