Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Rreziku i talljes dhe sharjes së fesë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
09 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Rreziku i talljes dhe sharjes së fesë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga mëkatet e mëdhaja që e nxjerrin besimtarin nga feja Islame është edhe tallja me Allahu xh.sh, Kuranin Famëlartë, Pejgamberin a.s dhe fenë Islame.

Nëse ndonjëri nga muslimanët tallet me fenë Islame ose me muslimanët për arsye të shenjave të fesë së tyre, pa marr parasysh formën dhe metodën e talljes le ta dijë se nuk është më musliman edhe nëse ai ka dashur vetëm të tallet apo luaj.

Argument për këtë çështje kemi rastin e aty grupi të njerëzve që u tallën me fenë Islame gjatë rrugës për në luftën e Tebukut për të cilët Allahu xh.sh e zbriti ajetin 65 dhe 66 të sures Tevbeh ku thotë:

وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ ‎• لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ ۚ

"Në qoftë se i pyet ata (përse tallen), atëherë shprehen hapur: “Ne vetëm po flasim kot dhe për shaka.” Thuaju: “A me Allahun (‘Azze ue Xhel.), me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me të Dërguarin e Tij po talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë; ju (hipokritë) keni mohuar pasi patët besuar..." (Kuran 9, 65-66)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, përveç talljes me fenë e Allahut xh.sh që fatkeqësisht sot me të madhe përhapet në mesin e muslimanëve është edhe sharja e Allahut xh.sh, Muhamedit a.s dhe fesë Islame.

Çdo njëri i cili e shanë fenë Islame pa marrë parasysh formën, metodën dhe gjendjen e tij emocionale ai ka bërë një mëkat të madh që e ka nxjerrë nga feja Islame me argumentin se: Tallja me fenë Islame të nxjerrë nga Islami atëherë është e qartë se sharja e fesë të nxjerrë nga feja Islame se është edhe më e rëndë se tallja edhe pse në dispozitë janë të njëjta.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, duhet të bëjmë shumë kujdes, mos të ndodh ky gabim i madh, por nëse ndodh besimtari duhet urgjentisht të pendohet të merr gusull (të lajë tërë trupin) dhe ta thotë shehadetin (dëshminë Islame) që të hyrë përsëri në fenë Islame.

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë neve, fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga mëkatet e mëdhaja dhe të vogla, dhe të na jep Iman (besim) me të cilin Ai do të jetë i kënaqur. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
89736

Character Limit 400