Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Rregullat dhe etika e ditës së xhuma

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
06 dhj 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Rregullat dhe etika e ditës së xhuma.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dita më e veçantë, e vlefshme dhe më e rëndësishme e javës është dita e xhuma, ndërsa nga ibadetet (adhurimet) më të rëndësishme të fesë sonë poashtu është edhe namazi i xhumasë.

Ne kemi folur për vlerën dhe rëndësinë e ditës së xhuma si dhe për vlerën dhe rëndësinë e vetë namazit të xhumasë, për atë muslimani duhet të ketë kujdes dhe ti respekton rregullat dhe etikën e ditës dhe namazit të xhumasë, ndërsa unë sot do ti përmendi disa nga rregullat dhe etikën e ditës dhe namazit të xhumasë, duke mos i përmendur argumentet për arsye të kohës, edhe pse për çdo rregull dhe sjellje ka më shumë së një argument.

  • Guslli - Larja e tërë trupit duke mos ngelur asnjë pjesë e trupit tonë pa lagur, Parfumosja dhe veshja e bukur, ndërsa e preferuar është veshja me tesha me ngjyrë të bardhë.
  • Shkuarja më herët në xhami.
  • Falja e dy rekatëve për përshëndetjen e xhamisë nëse vjen në xhami rreth 40 minuta para kohës së namazit të xhumasë, nëse vjen në xhami dhe koha e ezanit të drekës është më pak se 40 minuta, atëherë nuk ke të drejtë ti falësh këto dy rekate.
  • Ulja në rreshta me kohë dhe mos tejkalimi ndër njerëz.
  • Heshtja e plotë gjatë hutbes (ligjëratës së xhuma) duke mos pasur kontakt me njerëzit, bile as edhe duke ua bërë edhe me shenjë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, kjo çështje është ndoshta edhe më e rëndësishmja për arsye se shumë vëllezër këtu edhe gabojnë shumë, duke komunikuar me njeri tjetrin qoftë edhe me shenjë, poashtu duke luajtur edhe me telefon.

Vëllezër të dashur dhe motra te nderuara, për ta kuptuar më mirë këtë çështje duhet ta dimë se gjatë hutbes, ne konsiderohemi se ne jemi në namaz, për arsye se namazi i xhumasë është zëvendësim i namazit të drekës, dy rekat i falim namaz dhe dy rekat zëvendësohen me hutben, për atë gjatë hutbes duhet ta llogarisim veten tonë se jemi në namaz, pra nuk lejohet as të hamë, as të pimë, as të flasim dhe as të komunikojmë me asnjë njeri.

Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam thotë:

إِذَا قَالَ الرَّجُلُ لِصَاحِبِهِ، يَوْمَ الْجُمُعَةِ، وَالإِمَامُ يَخْطُبُ: أَنْصِتْ، فَقَدْ لَغَا

“Nëse i thua shokut tënd ‘Hesht’ kur imami është duke mbajtur hutben ditën e xhuma, ke bërë veprim të kotë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  • Dhikri (përmendja) e shumtë e Allahut të Madhëruar, poashtu edhe lutje të shumta ndaj Allahut të Madhëruar, sepse në ditës e xhuma ka një çast që Allahu i Madhëruar nuk i kthen lutjet prap.
  • Leximi i sures El-Kehf.
  • Duke i dërguar shumë salavat (përshëndetje) Muhamedit alejhi selam, pra të themi shumë SalAllahu alejhi ve selem (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Pejgamberin alejhi selam) ose ti lexojmë komplet salavatet “Allahume Sali ala dhe Allahume barik ala” komplet si i lexojmë në namaz.

Pejgamberi alejhi selam për salavatet (përshëndetjen) e Pejgamberit alejhi selam në një hadith thotë:

أَكثِروا عليَّ منَ الصَّلاةِ يومِ الجمعةِ وليلةِ الجمعةِ مَنْ صَلَّى عَلَيَّ وَاحِدَةً صَلَّى الله عَلَيْهِ عَشْرًا

“Shtoni salavatet për mua natën dhe ditën e xhuma. Kush bën një herë salavate për mua, Allahu ia kthen me dhjetë.” (Transmeton Bejhakiu)

Pra hadithi na bën të qartë se ditëve të xhumaja duhet ti dërgojmë shumë salavat (përshëndetje) Muhamedit alejhi selam, të cilat fillojnë pas namazit të akshamit ditës e enjte dhe vazhdojnë deri me perëndimit e diellit të ditës se xhuma.

  • Te falen sunetet para dhe pas farzeve të xhumasë.

    Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman ti praktikojmë të gjitha rregullat dhe etikën e ditës së xhuma. Amin

    Hoxhë Azir Aziri

    Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

    No comments yet...
    Leave your comment
    85087

    Character Limit 400