Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Respektimi i fqinjëve dhe mysafirëve është nga Imani (besimi)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
05 maj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Respektimi i fqinjëve dhe mysafirëve është nga Imani (besimi).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga pjesët përbërëse të Imanit (besimi) pa të cilat Imani (besimi) jonë nuk është i plotësuar, pra që duhet të punojmë që ta plotësojmë atë është që kur të flasim, të flasim çështje të dobishme, po ashtu duhet ti respektojmë fqinjët dhe mysafirët tonë.

Për këtë çështje i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا أَوْ لِيَصْمُتْ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيُكْرِمْ جَارَهُ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ

“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose le të heshtë!. Kush beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta respektojë fqinjin e tij. Kush beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta gostisë mysafirin.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se muslimani kur të flet të flet mirë, ndërsa të folurit mirë është dy llojesh:

1. Fjalë e mirë në vetvete, sikurse: përkujtimi i Allahut xh.sh me Lailahe ilAllah (nuk ka zot tjetër të adhuruar përveç Allahut xh.sh), Estagfirulla (kërkoj falje nga Allahu xh.sh), të lexoi Kuran, ti mësoj të tjerët dituri të dobishme, të urdhëroi në të mirë dhe të ndaloj nga e keqja etj.

2. Fjalë e mirë për të tjerët, pra nuk është e mirë në vetvete, mirëpo me fjalët e tija bën të tjerët të ndjehen të gëzuar, edhe kjo konsiderohet fjalë e mirë për arsye të dashurisë dhe lidhshmërisë që e shkakton mes njerëzve, poashtu largimin e ashpërsisë dhe arrogancës mes njerëzve, sepse nëse hyn me një ndeje dhe nuk flet hiq kjo shkakton ashpërsi dhe arrogancë, gjë që është e ndaluar, pra nëse nuk ke fjalë të mirë në vetvete atëherë fol diçka mirë që shkakton rritjen e dashurisë dhe lidhjes mes njerëzve.

Ndërsa heshtja që është e obliguar dhe se nëse nuk heshtim në ato raste është mungesë Imani (besimi) janë fjalët e këqija në vetvete: sikurse fjalët haram (të ndaluara rreptësishtë), nënçmimet, ofendimet, përqeshjet etj., ose fjalët që shkakton dëmtimin e të tjerëve.

Ndërsa respektimi i fqinjëve dhe gostitja e mysafirëve duhet të realizohet në bazë të traditës së vendit dhe shoqërisë ku jetojmë, pra çfarë traditash ka respektimi i fqinjëve dhe gostitja e mysafirëve në një vend edhe ne obligohemi të sillemi ashtu në bazë të mundësisë, përndryshe mos sjellja e tillë llogaritet mangësi në Iman (besim).

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata që flasin mirë që i respektojnë fqinjët dhe që i gostitin mysafirët. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
73156

Character Limit 400