Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Qëllimi në veprën e mirë dhe veprën e keqe

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
10 nën 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Qëllimi në veprën e mirë dhe veprën e keqe.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar nga dashuria, mëshira, butësia dhe falja e Tij, kur besimtari ose besimtarja vendosin sinqerisht ta bëjnë një vepër të mirë edhe nëse nuk arrin ta bëjnë Allahu i Madhëruar ua shënon atyre sevapin (shpërblimin) sikurse e kanë bërë atë vepër të mirë, mirëpo nëse besimtari ose besimtarja kanë vendosur sinqerisht të bëjnë një vepër të keqe mirëpo nuk kanë arritur që ta realizojnë atë Allahu i Madhëruar nuk ua shënon atyre si mëkat. Elhamdulilah.

Argument për këtë kemi hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ إِذَا هَمَّ عَبْدِي بِسَيِّئَةٍ فَلاَ تَكْتُبُوهَا عَلَيْهِ فَإِنْ عَمِلَهَا فَاكْتُبُوهَا سَيِّئَةً وَإِذَا هَمَّ بِحَسَنَةٍ فَلَمْ يَعْمَلْهَا فَاكْتُبُوهَا حَسَنَةً فَإِنْ عَمِلَهَا فَاكْتُبُوهَا عَشْرًا ‏

“Allahu i Lartësuar ka thënë: Robi Im kur mendon të bëjë ndonjë vepër të keqe, mos ia regjistroni. Nëse e bën, atëherë ia shkruani një vepër të keqe. Nëse mendon të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bën, shkruani një vepër të mirë. Nëse e bën, shkruani dhjetë vepra të mira.” (Transmeton Muslimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dashura, mëshira, butësia dhe falja e Allahut të Madhëruar nuk përfundon me kaq, mirëpo ato janë edhe shumë më të mëdhaja, saqë nëse besimtari ose besimtarja vendosin me sinqeritet të bëjnë një vepër të mirë dhe e bëjnë atë Allahu i Madhërishëm i shpërblen dhjetëfish deri në shtatëqindfish dhe më shumë se aq, ndërsa nëse besimtari ose besimtarja vendosin sinqerisht të bëjnë një vepër të keqe dhe e bëjnë atë do t’ju shënohet vetëm një mëkat.

Argument për këtë kemi hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

قَالَ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: إِذَا هَمَّ عَبۡدِي بِحَسَنَةٍ وَلَمۡ يَعۡمَلۡهَا كَتَبۡتُهَا لَهُ حَسَنَةً، فَإِنۡ عَمِلَهَا كَتَبۡتُهَا عَشۡرَ حَسَنَاتٍ إِلَى سَبۡعِمِائَةِ ضِعۡفٍ، وَإِذَا هَمَّ بِسَيِّئَةٍ وَلَمۡ يَعۡمَلۡهَا لَمۡ أَكۡتُبۡهَا عَلَيۡهِ، فَإِنۡ عَمِلَهَا كَتَبۡتُهَا سَيِّئَةً وَاحِدَةً

“Allahu i Lartësuar ka thënë: Robi Im kur mendon të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, Unë ia shkruaj si vepër të mirë, ndërsa nëse e bën, ia shkruaj nga dhjetë e deri në shtatëqind vepra të mira. Ndërsa nëse ka ndërmend që të bëjë ndonjë vepër të keqe dhe nuk e bën, nuk i shkruaj asgjë, ndërsa nëse e bën, atëherë ia shkruaj një vepër të keqe.” (Transmeton Muslimi)

Një çështje tjetër që është shumë madhështore që buron nga mirësia e Allahut të Madhëruar për ne është edhe ajo që nëse një besimtar ose besimtare kur ka qenë e sigurt dhe e shëndoshë e ka vepruar ndonjë vepër të mirë gjithmonë pra e ka patur zakon atë vepër, sikurse falja e namazit të natës, namazit të duhas, leximit të Kuranit çdo ditë, dhënien sadaka (lëmosh) çdo javë ose çdo muaj, vizitën e të sëmurëve dhe pastaj ky besimtar ose besimtare është në udhëtim, sëmuret ose ka ndonjë pengesë tjetër, Allahu i Madhëruar do t’ia shënoi shpërblimet e njëjta në vazhdimësi sikurse ai e bënte atë vepër kur nuk kishte pengesa.

Pra ky është Allahu i Madhëruar, që ne duhet jetuar për Të dhe me Të gjithmonë, në çdo lëvizjen tonë që të jemi të suksesshëm në këtë botë dhe të shpëtuar në botën tjetër.

Argument për këtë kemi hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

إِذَا مَرِضَ الْعَبْدُ أَوْ سَافَرَ، كُتِبَ لَهُ مِثْلُ مَا كَانَ يَعْمَلُ مُقِيمًا صَحِيحًا

“Kush sëmuret ose niset në rrugëtim, do ti shkruhet ajo që ka bërë gjersa ka qenë i shëndetshëm dhe në shtëpi.” (Transmeton Buhariu)

Lusim Allahu e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tija të larta të na mundësojë neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman të bëjmë vepra të mira që do të arrimë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri - Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
26222

Character Limit 400