Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Qarja për të vdekurin

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
24 jan 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Qarja për të vdekurin.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga sprovat shumë të vështira për njeriun është edhe vdekja, ku e humb një të dashur të cilin në këtë botë sigurisht që nuk mundesh ta takosh më.

Në këto raste të vështira, është e lejuar qarja, dhembshuria, keqardhja, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar vajtimi, kukatja, bërtitja dhe të ngjashme, pra në këto raste duhet të bëjmë durim dhe le të shpresojmë në shpërblimin e Allahut të Madhëruar në sprovën e vdekjen.

Për këtë që thamë, argument e kemi hadithin (fjalë, vepër ose pëlqim i Muhamedit alejhi selam) e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ ، قَالَ: اشْتَكَى سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ شَكْوَى لَهُ، فَأَتَى رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَعُودُهُ مَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ، وَسَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، وَعَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ، فَلَمَّا دَخَلَ عَلَيْهِ وَجَدَهُ فِي غَشِيَّةٍ، فَقَالَ: أَقَدْ قَضَى؟ قَالُوا: لَا، يَا رَسُولَ اللَّهِ فَبَكَى رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَلَمَّا رَأَى الْقَوْمُ بُكَاءَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَكَوْا، فَقَالَ: أَلَا تَسْمَعُونَ؟ إِنَّ اللَّهَ لَا يُعَذِّبُ بِدَمْعِ الْعَيْنِ، وَلَا بِحُزْنِ الْقَلْبِ، وَلَكِنْ يُعَذِّبُ بِهَذَا - وَأَشَارَ إِلَى لِسَانِهِ - أَوْ يَرْحَمُ

Nga Abdullah b, Omei r.a., se kishte thënë: "Sad Ibn Ubade u sëmur dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s shkoi me Abdurrahman b. Aufin, Sad b, Ebi Vekasin dhe me Abdullah b. Mesudin r.a. që ta vizitoje. Kur hyri brenda Sadi r.a nuk ishte i vetëdijshëm. Pyeti: -A ka vdekur?!... - I thanë: -Jo, o i Dërguari i Allahut! -I Dërguari i Allahut s.a.v.s. qau. Njerëzit e Pranishëm kur e pan të Dërguarin e Allahut duke qare, filluan edhe Ata të qajnë. Ai tha: -A nuk do të dëgjoni? Me të vërtetë, Allahu nuk dënon per shkak të lotëve nga sytë as për pikëllimin në zemër; por Ai dënon per shkak të kësaj, dhe tregoi gjuhën e tij, ose do të mëshirojë për shkak të saj. (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, ta mëshirojë dhe falë çdo të vdekur musliman, ndërsa të gjallëve nga muslimanët t`ju jep durim dhe shpërblim në sprova.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
36660

Character Limit 400