Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Përshkrimi i xhenetit - pjesa e parë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
28 dhj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Përshkrimi i xhenetit - pjesa e parë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar ka përgatitur për besimtarët që janë të devotshëm, Xhenete të cilat i ka cilësuar Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë dhe Muhamedi alejhi selam në hadithet e tij.

Unë do të cilësoi Xhenetet e Allahut të Madhëruar me gjuhën tonë mirëpo cilësitë të gjitha të mara nga Kurani fisnik dhe hadithet e Muhamedit alejhi selam.

Në Xhenet Allahu i Madhëruar ka përgatit të mira që syri nuk i ka pa, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja nuk mundet ti paramendoi. Hapësirën që do ta kemi ne xhenet vetëm gjerësia e tij është sa hapësira mes tokës dhe qiellit, toka e Xhenetit do të jetë nga parfumi i pastër i bardhë dhe shafrani, ndërsa gurët dhe rëra e tij do të jenë perla të mëdhaja, fytyrat e banorëve të Xhenetit do të jenë të bardha, buzëqeshura, ngazëlluese sikurse hëna pesëmbëdhjet, Xheneti është tetë shkallë ndërsa hyrja në të do të jetë grupe grupe.

Dhomat e xhenetit

Do të ketë dhoma të veçanta ku do të jenë njëra mbi tjetrën, nga jashta duket çfarë ka brenda dhe nga brenda duket çfarë ka jashta nën të cilat do të rrjedhin lumenj ndërsa njerëzit në mes tyre nuk do të shihen.

Në Xhenet ka shtëpi, pallate dhe tenda të ndërtuara nga gurët e çmuara, ari dhe argjendi, që ndërtohen me dhikrin (përkujtimin) e Allahut të Madhëruar.

Ndërtimi i Xhenetit është me ar dhe argjend dhe gur të çmuar ndërsa ngjitësi i arit dhe argjendit është parfum, poashtu edhe toka e Xhenetit është parfum nën të cilën rrjedhin lumenj, dyert e tij janë tetë, largësia e njërës derë nga tjetra është si të ecish në këmbë katërdhjetë vite. Këto dyer kanë edhe varëse për të trokitur në derë, i pari që do trokas në të gjitha dyert do të jetë Muhamedi alejhi selam, Xheneti ka edhe një aromë e cila është nga parfumi që do ta nuhasë çdo banor i Xhenetit në bazë të punës së tij.

Drunjtë e xhenetit

Në Xhenet do të ketë drunjë të shumëllojshëm dhe shumë të mëdhenj, hija e tyre është aq gjerë sa njeriu të ecë në këmbë njëqind vite, fryerja e erës së Xhenetit do ta bëj që kur të përplasen gjethet e drunjëve të tij të nxjerrin një zë që i kënaq banorët e Xhenetit, njeriu i mbjell drunjtë e Xhenetit me dhikrin (përmendjen) e Allahut të Madhëruar duke thënë Lailahe ilAllah, SubhanaAllah, Estagfirulla, Allahu Ekber dhe të ngjashme.

Lumenjtë e xhenetit

Lumenjtë e xhenetit të cilët do të rrjedhin në Xhenet do të jenë katër lloje: Lum nga uji i kulluar që nuk i ndryshon cilësitë e tija sikurse erën, ngjyrën dhe shijen, lum nga mjalta, lum nga qumështi dhe lum nga vera e cila nuk të deh. Njëra anë e lumit do të jetë nga perlat ana tjetër nga gurë të çmuar, ndërsa balta i tyre është nga parfumi i pastër.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, mos të na mashtroi dunjaja dhe kënaqësitë e saja, por të kthehemi te Allahu të Madhëruar të bëhemi të përkushtuar në besimin e Allahut të Madhëruar, të falim namazin, të japim zekatin, të agjërojmë Ramazanin, të respektojmë prindërit, të edukojmë fëmijët, të sillemi mirë me njerëzit që ta fitoni kënaqësinë e Allahut të Madhëruar Xhenetin e Tij, mirëpo ne me përkushtimin ndaj Allahut të Madhëruar do ta fitojmë edhe lumturinë e kësaj bote.

Xhamia është këtu, ejani të falim namazin, të lexojmë Kuranin, të mësojmë fenë, sillni edhe fëmijët tuaj ditëve të shtuna dhe të diela të mësojmë që të kënaqemi në dunja dhe ahiret.

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi të bëjmë punë që do ta arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh dhe Xhenetet e tij. Amiin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
88943

Character Limit 400