Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Përshkrimi i xhenetit-pjesa e dytë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
04 jan 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Përshkrimi i xhenetit-pjesa e dytë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar e ka krijuar Xhenetin për besimtarët e devotshëm të cilët vepruan vepra të mira, u larguan nga veprat e këqija dhe u kënaqën me kënaqësitë e kësaj bote brenda kufijve të caktuara nga Allahu i Madhëruar. Bukuritë dhe kënaqësitë e Xhenetit syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar as mendja nuk mundet ti paramendoi ato.

Krevatet e Xhenetit

Krevatet e Xhenetit do të jenë nga Rubini i kuq ndërsa anët e krevateve do të jenë nga gur të çmuar të gjelbër, do të jenë shtatëdhjetë shtretër nga drita, gjatësia e tyre është sikur të ecish në këmbë 40 vjet, ndërsa divanet do të jenë nga perlat.

Atmosfera e Xhenetit

Atmosfera e xhenetit do të jetë nga drita, nuk do të ketë diellë dhe nuk do të ketë hënë, nuk do të ketë ditë dhe nuk do të ketë natë, nuk do të ketë verë dhe nuk do të ketë dimër, poashtu nuk do të ketë gjumë. Në xhenet do të ketë treg i cili do të vizitohet ditëve të xhumaja dhe sa herë do të shkojmë në treg kur do të kthehemi tek familjet tona do të na shtohet bukuria jonë, në të njëjtën kohë do t’ju shtohet bukuria edhe familjarëve tonë.

Shkallët e Xhenetit

Xheneti do të ketë shumë shkallë, dallimi i tyre do të jetë në mirësi, banimi në këto Xhenete do të jetë në bazë të veprave të tyre, shkalla më e lartë e Xhenetit do të jetë Xheneti Firdeus, ndërsa shkalla e veçantë e Xhenetit do të jetë Xheneti El-Vesile i cili është vetëm për Muhamedin alejhi selam.

Cilësitë e banorëve të Xhenetit

Banorëve të Xhenetit do t'ju hiqet xhelozia dhe çdo sëmundje e zemrës, do ti harrojnë të gjitha rastet e këqija që i përjetuan në jetën e dunjasë ndërsa do ti kujtojnë atje të gjitha rastet e mira që i kanë përjetuar në dunja edhe këtë rastin e sotshëm qe jemi këtu, banorët e Xhenetit do ta posedojnë të njëjtin trup mirëpo shumë më të bukur dhe më të fort se sa e posedojmë në këtë dunja për ndryshe do të jemi në bukurin e Jusufit a.s, gjatësia e trupit sikurse të Ademit a.s ndërsa mosha do ta kemi të Isaut a.s 33 vjet.

Stolitë e Xhenetit

Stolitë e xhenetit do të jenë nga ari dhe perlat ndërsa teshat në të do ti kemi nga mëndafshi ngjyrë të gjelbërt.

Ushqimi i Xhenetit

Ushqimi i Xhenetit të shumë llojshëm pra do të jetë gjithçka që ne e dëshirojmë, më e veçantë do të jenë mushkëritë e balenës dhe mishi i zogjve. Ujë do të pimë nga kroi i Selsebilit dhe Tesnimit, poashtu edhe verë e cila nuk të deh, ushqimin e parë që do ta hanë banorët e Xhenetit do të jenë mushkëritë e balenës pastaj do të hanë dhe pinë edhe shumë nga begatit e Xhenetit. Atje nuk do të ketë nevojë fiziogjike mirëpo kur do të kemi nevojë fiziologjike do të gogësijmë ndërsa era e gogësimës do të jetë me aromë parfumi.

Pozita e banorëve të Xhenetit

Banorët e xhenetit do të banojnë në kështjella të bukura me familjet e tyre ku do t'ju shërbejnë djelmosha të rri të cilët i ka krijuar Allahu i Madhëruar për at qëllim.

Gratë e Xhenetit

Atje do të ketë si shpërblim edhe hurije të Xhenetit të cilat janë shumë të bukura mirëpo gratë e dunjasë që do të martohemi atje do të jenë zonjat e hurijeve.

Kënaqësia më e madhe e Xhenetit

Kënaqësia më e madhe në Xhenet do të jetë shikimi i Allahut të Madhëruar sa që kur do ta shohim Allahun e Madhëruar do ti harrojmë të gjitha kënaqësitë tjera për atë çast.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, të pendohemi, ti kthehemi Allahut të Madhëruar, ti zbatojmë urdhërat e Allahut Të Madhëruar sikurse falja e namazit, agjërimin e Ramazanit, respektimin e prindërve pastaj të largohemi nga ndalesat e Allahut të Madhëruar sikurse pirja e alkoolit, luajtja e kumarit, konsumimi i drogës, kurvëria që të jetojmë të lumtur në jetën e dunjasë dhe banor të Xheneteve të Allahut të Madhëruar në jetën e ahiretit.

Lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, fëmijët tonë dhe mbar besimtarët musliman nga banorët e Xhenetit Firdeus. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
97773

Character Limit 400