Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Përgatitja për muajin e bekuar të Ramazanit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
22 shk 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Përgatitja për muajin e bekuar të Ramazanit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar na porosit të përgatitemi për çdo çështje të jetës sonë.

وَلَوْ أَرَادُوا الْخُرُوجَ لَأَعَدُّوا لَهُ عُدَّةً

“Sikur të kishin ndër mend që të dilnin për Xhihad, padyshim që do të kishin bërë ndonjë përgatitje për të,...” (Kuran 9, 46)

Sidomos besimtari/ja duhet të përgatitet edhe më shumë për muajin e bekuar të Ramazanit, kur e din se ky muaj është i veçantë tek Allahu i Madhëruar, sikurse: muaj në të cilin Allahu i Madhëruar na sjell shumë falje, mëshirë, begati dhe shumë shpërblime të tjera.

Ajo që sot unë, do të doja ta ndajmë bashk me ju, në lidhje me atë se si duhet të përgatitemi për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit, do ti veçoja tri çështje:

  1. 1. Nijeti;

Besimtari/ja është mirë që gjithmonë ta ripërtërin nijetin (vendosmërinë) e kryerjes së një adhurimi, ta kujtojë Allahun e Madhëruar dhe të lidhet fortë me të disa çaste para se ta fillojë adhurimin duke i kujtuar shpërblimet, begatitë dhe mirësitë që do të ia jep Allahu i Madhëruar për kryerjen e atij adhurimi, sepse sinqeriteti është një prej dy kushteve të pranimit të adhurimit, shpërblimit të veprës së bërë, dhe shumë dobive të tjera që na sjell ripërtërirja e nijetit (vendosmërisë) për kryerjen e një vepre të mirë.

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ

“Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, pos asaj që duheshin të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç a përkrah Tij, të adhuronin Atë me besim të vërtetë e me përkushtim të plotë,...” (Kuran 98, 5)

  1. 2. Përgatitja shpirtërore;

Besimtari/ja duhet të përgatiten shpirtërisht për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit, në mënyrë që të përfitojë sa ma shumë nga dobitë dhe mirësitë që i lëshon Allahu i Madhëruar veçanërisht në muajin e bekuar të Ramazanit.

Nuk lejohet në asnjë mënyrë që besimtari/ja, të mendojnë, flasin dhe veprojnë diçka që e pengon shpirtin që të ndjehet mirë për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, sikurse: “si do të agjërojë?, duhet që qëndrojë pa ngrënë dhe pa pi!, duhet të punojë me agjërim dhe kjo është vështirë, ose nxitjen mbrapsht të fëmijëve duke ju thënë: mos agjëro se je i vogël ende, ose mos agjëro se ke shkollë dhe të ngjashme.

Që shpirti të mallëngjehet shumë për ardhjen e këtij muaji të bekuar, kujtoni mirësitë që i sjell Allahu i Madhëruar në këtë muaj të bekuar sikurse: faljen, mëshirën, natën e Kadrit që është më e vlefshme se një mijë muaj, shpërblimin e agjërimit, hapjen e dyerve të xhenetit dhe mbylljen e dyerve të xhehemit, pranimin e më së paku një lutjeje ditën dhe një natën gjatë gjithë muajit të bekuar të Ramazanit dhe shumë mirësi të tjera.

  1. 3. Atmosferë pozitive dhe festive familjare dhe shoqërore për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit;

Në këtë formë ne shpërblehemi më shumë për madhështimin e shenjave të Allahut të Madhëruar, dhe i ndjejmë dhe përjetojmë ato më shumë në zemrat tona.

Pejgamberi alejhi selam kur ishte dita e fundit e muajit Shaban, ai i përkujtonte shokët dhe familjarët e tij për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit duke i sqaruar vlerat e tij, dhe kështu krijonte një atmosferë të këndshme për pritjen e këtij muaji të madh që na kanë ngelur ditë të caktuara deri në ardhjen e tij.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur, dhe cilësitë e Tija të larta të na jep neve, t`ju jep fëmijëve tonë, dhe mbarë besimtarëve musliman jetë, shëndet dhe mundësi për arritjen e muajit të bekuar të Ramazanit, t`ju mundësoi shfrytëzimin sa ma shumë të kohës së tij në vepra të mira si dhe pranimin e tyre. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
97712

Character Limit 400