Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Pasojat e largimit nga amaneti (besa)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
15 dhj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Pasojat e largimit nga amaneti (besa).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ta mbash besën e dhënë është një obligim fetar dhe një virtyt njerëzor që shpërblehet shumë nga Allahu i Madhëruar dhe është i dashur nga njerëzit.

Allahu në kuran thotë:

إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُم بَيْنَ النَّاسِ أَن تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ ۚ إِنَّ اللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا

“Sigurisht që Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim dhe që kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet sa i shkëlqyer është mësimi të cilin Allahu ua jep juve! Vërtet Allahu është gjithnjë Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” (Kuran 4, 58)

Moszbatimi i amanetit (besës), sidomos në kohë sprovash ku shumë njerëz e humbin amanetin (besën) dhe gati e quajnë normale siç ndodhemi sot fatkeqësisht, njeriu duhet të jetë edhe më vigjilent, se përndryshe do të ballafaqohet me humbje të mëdha edhe në dunja edhe në ahiret.

Për dëmet e moszbatimit të amanetit (besës) sidomos në kohë të fitneve (sprovave) më së miri flet Muhamedi alejhi selam ku ne do ta lexojmë dhe sqarojmë hadithin e Muhamedit alejhi selam që të mësojmë se si duhet të sillemi në këto rrethana.

Pejgamberi a.s thotë:

سمعتُ رسول الله صلَّى الله عليه وسلَّم يقول: «تُعْرَضُ الْفِتَنُ عَلَى الْقُلُوبِ كَالْحَصِيرِ عُودًا عُودًا، فَأَيُّ قَلْبٍ أُشْرِبَهَا نُكِتَ فِيهِ نُكْتَةٌ سَوْدَاءُ، وَأَيُّ قَلْبٍ أَنْكَرَهَا نُكِتَ فِيهِ نُكْتَةٌ بَيْضَاءُ حَتَّى تَصِيرَ عَلَى قَلْبَيْنِ، عَلَى أَبْيَضَ مِثْلِ الصَّفَا فَلَا تَضُرُّهُ فِتْنَةٌ مَا دَامَتِ السَّمَوَاتُ وَالأَرْضُ، وَالآخَرُ أَسْوَدُ مُرْبَادًّا كَالْكُوزِ مُجَخِّيًا لاَ يَعْرِفُ مَعْرُوفًا وَلاَ يُنْكِرُ مُنْكَرًا إِلاَّ مَا أُشْرِبَ مِنْ هَوَاهُ»، قَالَ أَبُو خَالِدٍ: فَقُلْتُ لِسَعْدٍ: «يَا أَبَا مَالِكٍ مَا «أَسْوَدُ مُرْبَادًّا»؟» قَالَ: «شِدَّةُ الْبَيَاضِ فِي سَوَادٍ». قَالَ: قُلْتُ: «فَمَا «الْكُوزُ مُجَخِّيًا»؟» قَالَ: «مَنْكُوسًا».

“Sprova do të vijnë nëpër zemra njëra pas tjetrës, ngjashëm sikurse hasra e qëndisur, thupër pas thupre. Cila zemër i pranon ato, në të do të lënë një pikë të zez, ajo e cila i refuzon, do të lënë në të një pikë të bardhë. Kështu, do të ekzistojnë dy lloje zemrash: e pastër si një gur i bardhë e i lëmuar, të cilën fitneja nuk do ta dëmtojë gjersa të ekzistojnë qiejt e Tokës dhe zemra e zez sikurse murbad dhe kudh Muxhehhij, e cila nuk do ta njohë të mirën e as që do ta refuzojë të keqen. Ebu Halidi tha: -E pyeta Ebu Seidin: Ebu Malik, çfarë është esvedum murbaddun? Ai tha: -Bardhësi e shprehur në një vend të zi. -e pyeta përsëri: -E çka është el-muxhehhi? -Ai tha: -Qypi i kthyer mbrapsht. (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata që i zbatojnë amanetet pa marr parasysh kohën dhe fitnet (sprovat). Amiin.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
52161

Character Limit 400