Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Parapërgatitja për ramazan-pjesa e dytë
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Parapërgatitja për ramazan-pjesa e dytë.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ElhamduliLah (falenderojmë Allahun e Madhëruar) që sot pas namazit të akshamit përfundimisht fillon muaji i bekuar i Ramazanit në të cilin çdo mirësi e begati e Allahut të Madhëruar është shumë më e madhe se te të gjithë muajt tjerë.
Padyshim që zemrat e besimtarëve janë përgatitur për mysafirin më të veçantë me përgatitjet e duhura, ndërsa unë sot InshaAllah do t’ju këshilloi edhe me dy këshilla të cilat duhet ti kemi parasysh gjatë muajit të bekuar të Ramazanit;
- 1. Leximi i Kuranit Famëlartë;
Allahu i Madhëruar e veçoi muajin e bekuar të Ramazanit për arsye të zbritjes së Kuranit Famëlartë në të, për këtë arsye edhe ne duhet të ia japim hakun Kuranit Famëlartë duke e lexuar, studiuar, mësuar dhe praktikuar mësimet e tij sa më shumë.
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (Kuran 2, 185)
- 2. Falja e namazit të teravisë:
Nga vlerat e këtij muaji të bekuar të Ramazanit është edhe ajo se ai i cili e falën namazin e teravisë me imam, derisa ta përfundoi namazin e teravisë bashk me imamin, Allahu i Madhëruar do të ia shënoi mirësitë e namazit të teravisë sikurse ai është falur tërë natën namaz nate deri në agim. Pra namazi i teravisë zgjat afër një orë, pastaj ne hamë, pimë, pushojmë e flemë, ndërsa meleku që e kemi nga krahu i djatht na shënon neve vlerat sikurse ne jemi ende duke falur namaz nate.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
إِنَّهُ مَنْ قَامَ مَعَ الْإِمَامِ حَتَّى يَنْصَرِفَ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَةٍ
“Atij që falet natën (e teravive) me imamin, derisa imami të largohet [ta mbaroj krejt faljen], do t’i shkruhet [jepet prej Allahut shpërblimi si] falja e një nate.” (Transmeton Tirmidhiu)
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na mundësoi neve, t’ua mundësoi fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ta kalojnë atë me lexim të Kuranit Famëlartë, përkujtim të Allahut e Madhëruar, lutje të shumta Allahun e Madhëruar dhe shumë adhurime tjera. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun