Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Njoftim për qytetin e Thun-it me rrethinë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
18 pri 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Njoftim për qytetin e Thun-it me rrethinë.

DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT ËSHTË DITËN E XHUMA MË 21 PRILL 2023

Kryesia e xhamisë IKRE Thun njofton anëtarët e xhamisë IKRE Thun se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte më 20 prill 2023.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e xhuma më 21 prill 2023.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë IKRE Thun.

Manifestimi fillon në ora 05:58, me faljen e namazit të Sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 07:13.

Hutben e Fitër Bajramit do ta mbajë Imam Azir ef. Aziri, i cili do t’u drejtohet të pranishmëve me mesazh për këtë festë.

Kryesia e xhamisë IKRE Thun të gjithë besimtarëve ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Allahu xh.sh që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Amiin

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

No comments yet...
Leave your comment
14352

Character Limit 400