Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Ndalimi i rreptë i nemimes (bartja e fjalëve)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
06 tet 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ndalimi i rreptë i nemimes (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga veset e liga të një njeriu është edhe nemimeti (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve), ves i cili është rreptësishtë i ndaluar dhe llogaritet nga gjynahet (mëkatet) e mëdhaja tek Allahu i Madhërishëm.

Allahu i Madhërishëm në një ajet Kuranor thotë:

هَمَّازٍ مَّشَّاءٍ بِنَمِيمٍ $ مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ

“(Mos iu bind) përgojuesit që sillet (ndër njerëz) me shpifje, (Mos iu bind) ndaluesit të së mirës, atij që kalon çdo kufi, atij të zhyturit në gjynah,” (Kuran 68, 11-12)

Ndërsa Pejgamberi alejhi selam duke na tërhequr vërejtjen nga nemimeti (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve) dhe duke na treguar se një ves i tillë është nga gjynahet (mëkatet) e mëdhaja ai thotë:

لا يَدْخُلُ الجَنَّةَ نَمَّامٌ

"Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja." (Transmeton Muslimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nemimeti (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve) na sjell shumë të këqija, ndër to: Pengon hyrjen në xhenet, nxit urrejtjen në mes të dashurve, shkakton përçarjen e njerëzve, ndikon në rizkun (furnizimin) deri edhe në ndalimin e tij, preokupon zemrën me gjëra të pa nevojshme, e ulë dhe e nënçmon bartësin e fjalëve, shkakton dënimin e varrit, e prish fenë si dhe shumë të këqija të tjera.

Pra për këto të këqija dhe shumë të tjera ne duhet të pendohemi dhe të heqim dorë nga nemimeti (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve) që të jemi të shpëtuar dhe të lumtur edhe në dunja (këtë botë) edhe në ahiret (botën tjetër).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, kur të na vijë dikush të na bart fjalë që shkaktojnë armiqësi, urrejtje dhe përçarje nuk duhet ti dëgjojmë ato e lere t’ju besojmë atyre, ndërsa bartësin e fjalëve duhet ta këshillojmë që të largohet nga diçka e tillë sepse atë e ka ndaluar dhe e urren Allahu i Madhërishëm.

Nëse ne veprojmë kështu pa dyshim do të na dojë Allahu i Madhërishëm, do të lëshoj më shumë nga mëshira dhe furnizimi i Tij, ndërsa ne do të jemi një shoqëri e cila do të jetojë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Lusim Allahun e Madhërishëm me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na falë mëkatet, të na shpërblejë veprat si dhe të ne mbrojë nga nemimeti (bartja e fjalëve me qëllim të futjes së ngatërresave dhe përçarjeve mes njerëzve) neve, fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
80356

Character Limit 400