Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Ndalimi i goditjes së fytyrës

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
15 sht 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ndalimi i goditjes së fytyrës.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, kushti i gjashtë i Imanit (besimit) Islam është të besojmë se edhe e mira edhe e keqja vjen me caktimin e Allahut xh.sh, mirëpo duhet të kemi gjithmonë parasysh një detaj se nëse na ka goditur një e keqe dhe në atë caktim të Allahut xh.sh ka pasur liri veprimi edhe vet njeriu, kjo fatkeqësi padyshim është caktim i Allahut xh.sh, mirëpo veprën e gabuar nga njeriu nuk e largon nga përgjegjësia.

Që ta kuptojmë më mirë do të marrim shembuj, nëse një njeri e mbyt një njeri tjetër i mbyturi ka vdekur në çastin e caktuar, por mbytësi e mbart përgjegjësinë, në këtë botë nëse ka mbytur me qëllim mbytet edhe ky ndërsa në botën tjetër do të përgjigjet para Allahut xh.sh për veprën e kryer, po e njëjta edhe nëse e vozit veturën me shpejtësi të madhe dhe ndodh aksident trafiku për vozitjen me shpejtësi të madhe do të ketë përgjegjësi par Allahut xh.sh dhe kjo normë vlen edhe për rastet tjera të ngjashme ku njeriu ka liri veprimi.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, feja Islame na ka mësuar neve edhe sjelljen në raste sprovash sikurse vdekja e të afërmve dhe të dashurve, aksidentet e ndryshme, sëmundjet dhe të ngjashme.

Besimtarin musliman kur e godasin të këqijat duhet ti presë ato me sabër (durim) që ti merr shpërblimet e Allahut xh.sh nga ajo që e ka goditur.

Disa sjellje tjera që kanë të bëjnë me raste sprovash të këqija në jetën tonë Pejgamberi a.s i sqaron duke thënë:

لَيْسَ مِنَّا مَنْ ضَرَبَ الْخُدُودَ أَوْ شَقَّ الْجُيُوبَ أَوْ دَعَا بِدَعْوَى الْجَاهِلِيَّة

“Nuk është i yni ai që e godet fytyrën, ose që i shqyen të jakat e këmishës ose që thërret në xhahilijet (injorancë).” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se muslimanit i ndalohet rreptësishtë ta godas fytyrën ose trupin e tij në rast vdekjeje ose ndonjë sprovë tjetër, po ashtu i ndalohet rreptësishtë edhe shqyerja e teshave si dhe vajtimi duke thurur fjali të ndryshme që shfaqin mos kënaqësinë dhe refuzimin e caktimit të Allahut xh.sh.

Mirëpo fatkeqësisht ndër popullin tonë është i përhapur vajtimi, pra thurin vargje dhe fjali të ndryshme që shfaqin mos kënaqësinë dhe refuzimin e caktimit të Allahut xh.sh, në raste vdekjeje dhe tragjedive të tjera vepër nga e cila duhet të heqim dorë të gjithë, përndryshe përveç asaj që i humbasim shpërblimet e sprovës, ne e zvogëlojmë Imanin (besimin) si dhe do të japim llogari para Allahut xh.sh për një vepër të tillë.

Lus Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman durimtarë në sprova dhe falemenderues në mirësi. Amiin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
67032

Character Limit 400