Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Namazi i Sabahut
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Namazi i Sabahut
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar namazin e sabahut e veçoi dhe dalloi në vlerë, shpërblim dhe mirësi nga të gjitha namazet tjera.
Arsyet e këtij dallimi janë kushtet e vështira të namazit të sabahut për dallim nga namazet tjera. Namazi i sabahut është herët, erësirë dhe në kohë kur shumica e njerëzve pushojnë.
Të lihet gjumi që ti përgjigjesh thirrjes së Allahut të Madhëruar "Esslatu hajrun mineneum" (Namazi është më i mir se gjumi) në kohë gjumi dhe pushimi, sidomos në netët e ftohta të dimrit, ose pas një lodhje të madhe gjatë ditës, është dalluesi në mes besimtarëve dhe provimi më i madh i tyre, kush e kalon këtë provim, zgjohet dhe e fal namazin e sabahut sidomos në xhami kur të mundet, ai do të fitoi shpërblime të shumta në këtë botë dhe botën tjetër, ndër to:
Dritë të plotë në ditën e gjykimit, mbrojtje të veçantë nga Allahu i Madhëruar, dëshminë e melekve në ditën e gjykimit, leximi i ajeteve (vargjeve) të Kuranit Famëlartë në namazin e sabahut do të dëshmojnë një dëshmi të veçantë, mënyrë për hyrje në xhenet, shkimin e Allahut të Madhëruar në xhenet, mbrojtje nga munafikllëku (dyftyrësia), nëse e falim namazin e jacisë me xhemat (në xhami bashkarisht), poashtu edhe namazin e sabahut me xhemat (në xhami bashkarisht) na shkruhen mirësitë e faljes së namazit të natës, pra sikur të kemi falë namaz nate tërë natën.
Këto janë disa nga mirësitë e veçanta të namazit të sabahut, për të cilat ka tekste nga Kurani Famëlartë dhe hadithet (fjalët, veprat dhe pëlqimet e Muhamedit a.s). (mirëpo për arsye të kohës nuk do ti përmendim tekstet fetare për këto vlera)
Nga vlerat tjera të namazit të sabahut është edhe ajo se falja e dy rekateve sunet të namazit të sabahut kanë mirësi më shumë se të gjitha mirësitë e kësaj bote.
Pejgamberi alejhi selam thotë:
رَكْعَتَا الْفَجْرِ خَيْرٌ مِنَ الدُّنْيَا وَمَا فِيهَا
"Dy rekatet sunnet të namazit të sabahut kanë më shumë vlerë se dynjaja e ç’ka në të". (Transmeton Muslimi)
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse vetëm sunetet e sabahut, kanë kaq shumë mirësi, paramendojeni se sa mirësi kanë falja e farzeve të namazit të sabahut, sidomos në xhami, prandaj ejani ta falim namazin e sabahun në xhami kur e keni të paktën të lirë nga puna.
Nëse e falim namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndrojmë në xhami dhe bëjmë dhikër (përkujtojmë Allahun e Madhëruar) deri sa të lindë dielli dhe të ketë kaluar rreth 20 minuta pastaj falim dy rekat namaz, kemi vlerën e kryerjes së një haxhi të plotë.
Pejgamberi alejhi selam thotë:
مَنْ صَلَّى الْفَجْرَ فِي جَمَاعَةٍ ثُمَّ قَعَدَ يَذْكُرُ اللهَ تَعَالَى حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ ثُمَّ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ، كَانَتْ لَهُ كَأَجْرِ حَجَّةٍ وَعُمْرَةٍ تَامَةٍ تَامَةٍ تَامَةٍ
"Ai që e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lindë dielli, pastaj i fal dy rekate, do ta ketë shpërblimin e një haxhi dhe umreje të plotë, të plotë, të plotë". (Transmeton Tirmidhiu)
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e rregullt të namazit. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun