Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Muaji Rexheb dhe veçoritë e tij

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
12 jan 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Muaji Rexheb dhe veçoritë e tij.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga malli i besimtarëve dhe besimtareve për muajin e Ramazanit dhe agjërimin e tij besimtarët dhe besimtaret përgatiten shpirtërisht poashtu dhe me ibadete (adhurim) gjatë gjithë vitit, sidomos gjashtë muaj para muajit të bekuar të Ramazanit dhe në veçanti që njihet te populli tre muajt, pra dy muaj para muajit të bekuar të Ramazanit, muaji Rexheb dhe muaji Sha’ban si dhe i treti muaji i bekuar i Ramazan.

Muaji Rexheb, që veç se ka hyrë nga dita e sotshme, nuk ka ndonjë porosi të veçantë nga tekstet fetare për ta veçuar me ibadete (adhurim), mirëpo nëse besimtari musliman i shton ibadetet (adhurimet) me nijet (qëllim), ibadet (adhurim) nafile (vullnetar) për përgatitje për muajin e bekuar të Ramazan që ta përjetoi agjërimin dhe ibadetet (adhurimet) më mirë në muajin e bekuar të Ramazan ajo është gjithçka në rregull dhe shumë e shpërblyer nga Allahu i madhëruar.

Si veçori e këtij muaji është që ky muaj është nga muajt hurum (të ndaluar) për të cilët Allahu i lartësuar thotë:

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ

“Vërtet që numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj në vit, ashtu siç u urdhërua nga Allahu Ditën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën; nga këta, katër janë të Shenjtë.” (Kuran 9, 36)

Muajt hurum (të ndaluar) janë katër: Dhul-Kaʼdeh, Dhul-Hixhxheh, Muharrem dhe Rexheb.

Nga veçoritë e muajve hurum (të ndaluar) është se këto muaj duhet ti madhërojmë, si dhe në këto muaj veprat e mira shpërblehen më shumë se në muajt tjerë si dhe veprat e këqija dënohen më shumë se në muajt tjerë, pra le të mundohemi më shumë në këtë muaj dhe muajin tjetër ti shtojmë ibadetet (adhurimet) tona sikurse agjërimin dhe namazin nafile (vullnetar), leximin e Kuranit, dhënien e sadaka dhe të ngjashme.

Lusim Allahun e lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na pranojë ibadetet (adhurimet) tona, të na mundësojë ta arrimë muajin e bekuar të Ramazanit shëndosh e mirë dhe ta përcjellim me ibadete (adhurim) dhe lutje të pranuara. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
88028

Character Limit 400