Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Muaji Muharrem dhe dita e dhjetë e tij
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Muaji Muharrem dhe dita e dhjetë e tij.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, pasi që Allahu i Madhëruar është krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë, Ai bën çfarë të dojë vet me krijesat e tija. Allahu i Madhëruar nga urtësia e Tij, i dalloi në vlerë disa kohëra nga disa të tjera, sikurse vlera e madhe e muajit të bekuar të Ramazanit nga muajt tjerë, poashtu disa vende nga vende tjera sikurse xhaminë e qabes nga xhamitë tjera të mbarë botës, poashtu disa njerëz nga disa të tjerë, sikurse i dalloi pejgamberët e Allahut të Madhëruar nga njerëzit tjerë ose edhe vet pejgamberët ndërmjet veti.
Muaji në cilin gjendemi tash, pra muaji Muharrem, poashtu është i dalluar nga Allahu i Madhëruar nga muajt tjerë me disa veçori, ku ne do ti përmendim disa nga to:
- Ky muaj, pra muaji Muharrem është nga katër muajt hurum (të ndaluar), pra në këtë muaj veprat e mira shpërblehen më shumë se në muajt tjerë, mirëpo edhe mëkatet në këtë muaj janë më të rënda se në muajt tjerë.
Allahu i Madhëruar thotë:
إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ
„Vërtet që numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj në vit, ashtu siç u urdhërua nga Allahu Ditën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën; nga këta, katër janë të Shenjtë. Kjo është feja e drejtë dhe mos i bëni padrejtësi vetes suaj.“ (Kuran 9.36)
Ndërsa tre muajt tjerë që janë hurum (të ndaluar) përveç muajit Muharrem i cili është muaji i parë në kalendarin islam janë: Dhulkide muaji i njëmbëdhjetë në kalendarin islam, muaji Dhulhixhe muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islam dhe muaji Rexheb muaji i shtatë në kalendarin Islam.
- Agjërimi në përgjithësi në këtë muaj është më i vlefshëm se në muajt tjerë përveç muajit të bekuar të Ramazanit, për të cilin Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
َفْضَلُ الصَّلَاةِ بَعْدَ الْمَكْتُوبَةِ الصَّلَاةُ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ، وَأَفْضَلُ الصِّيَامِ بَعْدَ شَهْرِ رَمَضَانَ شَهْرُ اللَّهِ الَّذِي تَدْعُونَهُ الْمُحَرَّمَ
“Namazi më i mirë pas atij farz është namazi në pjesën e fundit të natës, dhe agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi në muajin që e quajnë Muharrem.” (Transmeton Muslimi)
- Agjërimi i ditës së dhjetë i këtij muaji i cili është nesër. Agjërimi i ditës së dhjetë është një praktik edhe e Pejgamberëve para Muhamedit alejhi selam. Këtë ditë e agjëronte edhe Nuhu alejhi selam, i Ibrahimi alejhi selam si dhe pejgamber të tjerëve.
Arsyeja e agjërimit të kësaj dite është se në këtë ditë Allahu i Madhëruar e shpëtoi Musën alejhi selam dhe popullin e tij nga Fireuni dhe e shkatërroi Fireunin.
Kur erdhi Muhamedi alejhi selam në Medine i pa hebrenjtë se e agjëronin ditën e dhjetë të muajit Muharrem për arsyen që e përmendëm më herët, atëherë ai tha:
نَحْنُ أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ، فَصَامَهُ، وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ
“Ne kemi më shumë të drejtë për Musain se ju. Atëherë ai (Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të) e agjëroi (Ditën e Ashurasë) dhe urdhëroi që të agjërohet.” (Transmeton Ibn Maxheh)
Mirëpo në bazë të disa haditheve, që agjërimi i kësaj dite të jetë më i kompletuar duhet ta agjërojmë ditën e nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjete të këtij muaji, ose ditën e nëntë dhe dhjetë, ose ditën e dhjetë dhe njëmbëdhjete të këtij muaji, pra ditën e nesërme dhe pasnesërme.
Nga vlerat kryesore të agjërimi të kësaj dite është se Allahu i Madhëruar ia falë mëkatet e vitit të kaluar besimtarit i cili e agjëron këtë ditë.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
عَنْ أَبِي قَتَادَةَ أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ صِيَامِ عَاشُورَاءَ؟ فَقَالَ: أَحْتَسِبُ عَلَى ٱللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ ٱلسَّنَةَ ٱلَّتِي قَبْلَهُ
Nga Ebu Katade (Allahu qoftë i kënaqur me të), [thuhet] se një burrë e pyeti Profetin (paqja qoftë mbi të) për agjërimin e Ashurasë. Ai tha: “Shpresoj nga Allahu që [agjërimi i asaj dite] të fshijë (mëkatet) e vitit të kaluar.”
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, t‘ua mundësoi fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman agjërimin ditës së ashures dhe të na bëj atë kabull (pranoi). Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun