Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Mbyllja e syve të të vdekurit dhe duaja (lutja) gjatë momentit të vdekjes
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Mbyllja e syve të të vdekurit dhe duaja (lutja) gjatë momentit të vdekjes.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ashtu siç filluam para tre javëve, të shpjegojmë temat që kanë të bëjnë me të vdekurin, nga sot edhe disa javë në vazhdim do të vazhdojmë po me ato tema, që të mësojmë së si duhet të sillemi në rast vdekjeje të ndonjë të afërmi tonë, pasi që vdekja është një proces nga i cili nuk shpëton dot askush.
Se si të sillemi te dikush, nëse gjendemi në momentin kur ndërron jetë, më së miri na mëson Pejgamberi alejhi selam kur hyri te Ebu Selemeh në momentin kur ndëroi jetë ai.
عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ قَالَتْ دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم عَلَى أَبِى سَلَمَةَ وَقَدْ شَقَّ بَصَرُهُ فَأَغْمَضَهُ ثُمَّ قَالَ "إِنَّ الرُّوحَ إِذَا قُبِضَ تَبِعَهُ الْبَصَرُ." فَضَجَّ نَاسٌ مِنْ أَهْلِهِ فَقَالَ "لاَ تَدْعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ إِلاَّ بِخَيْرٍ فَإِنَّ الْمَلاَئِكَةَ يُؤَمِّنُونَ عَلَى مَا تَقُولُونَ." ثُمَّ قَالَ "اللَّهُمَّ اغْفِرْ لأَبِى سَلَمَةَ وَارْفَعْ دَرَجَتَهُ فِى الْمَهْدِيِّينَ وَاخْلُفْهُ فِى عَقِبِهِ فِى الْغَابِرِينَ وَاغْفِرْ لَنَا وَلَهُ يَا رَبَّ الْعَالَمِينَ وَافْسَحْ لَهُ فِى قَبْرِهِ. وَنَوِّرْ لَهُ فِيهِ.
“I Dërguari i Allahut s.a.v.s erdhi tek Ebu Seleme, kur shikimi i tij ishte ngrirë. Ia mbylli sytë dhe Tha: Kur merret shpirti, shikimi e përcjell. E ndihmoi familja e tij. Pejgamberi s.a.v.s tha: Lutuni për vete vetëm për të mirë. Më të vërtetë, melekët bëjnë amin për atë që ju thoni. -Pastaj tha: Allah, fale Ebu Selemen. Ngriji gradat e tij në mesin e atyre që janë udhëzuar. Kompenzoje me të mirë për të. Na e fal neve dhe atij, Zoti i botëve. Zgjeroja varrin dhe ndriçoja.” (transmeton Muslimi)
Pra hadithi na bën të qartë së në momentin e vdekjes së dikujt ne duhet të vdekurit t’ia mbyllim sytë poashtu t’ia lidhim nofullën me diçka për koke që t’ia mbyllim gojën nëse ajo është e hapur, dhe të bëjmë lutje për të dhe për ne.
Lusim Allahun i Madhëruar, me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e tija të larta, ta falë dhe ta mëshiroi çdo të vdekurin tonë, dhe të gjithë muslimanëve në mbarë botën, ndërsa të gjallëve t’ju jep shëndet, lumturi, suksese dhe ti forcojnë ato në fenë e tij. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun
