Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Mbulesa e femrës në Islam

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
18 sht 2026

BismiLahirrahmanirrahim.

Falënderimet, lavdërimet, adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë, Muhamed Mustafas a.s., familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu na bëftë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtarë dhe motra të nderuara, tema me të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time, pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoj edhe juve, ka të bëjë me temën: Mbulesa e femrës në Islam.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, fatkeqësisht, ne sot ballafaqohemi në shumë vende, sidomos të Evropës Perëndimore, me iniciativa të ndalimit të mbulesës për femrat muslimane. Për të njëjtin fat kanë filluar të punojnë që t’ua sjellin edhe femrave muslimane në shumë kantone të Zvicrës.

Ne duhet në vazhdimësi ta flasim atë që është e vërtetë në fenë tonë, se mbulimi i trupit të femrës muslimane para njerëzve të huaj është obligim fetar nga ana e Allahut të Madhëruar për çdo femër muslimane, kur të arrijë moshën e pubertetit. Mirëpo, prindërit duhet t’i ushtrojnë vajzat e tyre për bartjen e mbulesës Islame edhe para moshës së pubertetit, mirëpo në asnjë mënyrë nuk lejohet, as për mbulesën e as për ndonjë çështje tjetër të fesë, të detyrohet me dhunë dikush nga dikush me diçka. Mirëpo, ne duhet të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja, me këshilla të argumentuara me argumente fetare, logjike dhe faktike, në formën dhe sjelljen më të mirë.

Allahu i Madhëruar thotë:

لَا إكِْرَاهَ فِي ال ِّ دینِ ۖ

„Nuk ka asnjë detyrim në fe“ (Kuran 2, 256)

Zbatimi i këtij obligimi nga ana e femrave muslimane siguron shpërblime jashtëzakonisht të mëdha në këtë botë dhe botën tjetër, ndër to: i siguron mburojë, nder, krenari dhe respekt edhe ndër njerëz, përveç xhelozëve. Për atë, femrat muslimane duhet ta respektojnë urdhrin e Allahut të Madhëruar për mbulesë, mos e dëgjojnë shejtanin, epshin dhe indikatorët tjerë për mos mbulimin e trupit me mbulesë islame.

Poashtu, ne si muslimanë obligohemi ta mbrojmë këtë obligim fetar, burra e gra, me të gjitha format e mundura dhe që i kemi në dispozicion. Muslimanët, nëpërmes institucioneve të tyre, sikurse: Xhamitë, shoqatat islame kantonale, Shoqatat islame nacionale, sikurse që është KMSHZ (Komuniteti Musliman Shqiptarë në Zvicër), FIDS (Federata e Organizatave Ombrellë Islame të Zvicrës), tashmë veç se janë aktiv me disa projekte për një çështje të tillë.

Për atë, ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ju ditëve të xhumaja, në grupin e anëtarëve të xhamisë sonë në WhatsApp, rrjetet sociale dhe mjete tjera të mundshme, që të mbrojmë një të drejtë dhe liri që na ka dhuruar Krijuesi ynë, pastaj që është edhe një e drejtë kushtetuese këtu në Zvicër. Tash, ne shpesh ballafaqohemi me këtë temë në jetën tonë të përditshme, në shkolla, punë dhe vendet tjera. Këtë çështje duhet ta trajtojmë me gjakftohtësi, të themi se jemi kundër një iniciative të tillë, më së pakti, diçka e tillë është një e drejtë kushtetuese në kuadër të lirive fetare në Kushtetutën e Zvicrës.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë neve dhe të gjithë besimtarët muslimanë nga çdo iniciativë që i dëmton ato. Amin.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
44227

Character Limit 400