Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Marrja e pasurisë nëse ajo të ofrohet
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Marrja e pasurisë nëse ajo të ofrohet.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, një prej parimeve të fesë sonë sa i përket çështjeve financiare është edhe lejimi i marrjes së pasurisë nëse ajo të ofrohet, pa e kërkuar vetë.
Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam thotë:
عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ أَبِيهِ، قَالَ: سَمِعْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ يَقُولُ: قَدْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُعْطِينِي الْعَطَاءَ، فَأَقُولُ: أَعْطِهِ أَفْقَرَ إِلَيْهِ مِنِّي، حَتَّى أَعْطَانِي مَرَّةً مَالًا، فَقُلْتُ: أَعْطِهِ أَفْقَرَ إِلَيْهِ مِنِّي، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: خُذْهُ، وَمَا جَاءَكَ مِنْ هَذَا الْمَالِ وَأَنْتَ غَيْرُ مُشْرِفٍ وَلَا سَائِلٍ فَخُذْهُ، وَمَا لَا، فَلَا تُتْبِعْهُ نَفْسَكَ.
Nga Salim ibn Abdullahi ibn Umeri, nga babai i tij, ka thënë: “E kam dëgjuar Umer ibn Elhatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) të thotë: Pejgamberi i Allahut alejhi selam më jepte dhurata, e unë thosha: Jepi atij që ka më shumë nevojë se unë. Kështu vazhdoi derisa një herë më dha një pasuri, dhe unë përsëri i thashë: Jepi atij që ka më shumë nevojë se unë. Atëherë i Dërguari i Allahut alejhi selam tha: Merr atë! Çfarëdo që të vjen prej kësaj pasurie, pa e shikuar atë me lakmi (pa e synuar në zemër) dhe pa e kërkuar, merre; por atë që nuk është kështu, mos e ndiq me dëshirë të brendshme. (Transmeton Muslimi)
Po ashtu, i njëjti rregull vlen edhe për pagat në administratën shtetërore, kur shpenzon nga koha dhe mundi yt për një dobi shoqërore. E njëjta gjë vlen edhe për ofrimin e ndihmave financiare nga shteti në raste të caktuara, si: mbetja pa punë, sëmundjet, invaliditeti dhe të ngjashme. Megjithatë, është detyrë të mos manipulohet me rregullat dhe kriteret e shtetit për marrjen e këtyre ndihmave.
Pejgamberi alejhi selam thotë:
اسْتَعْمَلَنِي عُمَرُ بْنُ الخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ عَلَى الصَّدَقَةِ، فَلَمَّا فَرَغْتُ مِنْهَا، وَأَدَّيْتُهَا إِلَيْهِ، أَمَرَ لِي بِعُمَالَةٍ، فَقُلْتُ: إِنَّمَا عَمِلْتُ لِلَّهِ، وَأَجْرِي عَلَى اللَّهِ، فَقَالَ: خُذْ مَا أُعْطِيتَ، فَإِنِّي عَمِلْتُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَعَمَّلَنِي، فَقُلْتُ مِثْلَ قَوْلِكَ، فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: إِذَا أُعْطِيتَ شَيْئًا مِنْ غَيْرِ أَنْ تَسْأَلَ، فَكُلْ وَتَصَدَّقْ.
“Umeri ibn Elhatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) më ngarkoi të merresha me mbledhjen e zekatit. Kur e kreva detyrën dhe ia dorëzova atë, ai urdhëroi që të më jepej një shpërblim (pagë). Unë i thashë: Unë punova për Allahun, dhe shpërblimi im është tek Allahu. Ai tha: Merr atë që të është dhënë, sepse edhe unë kam punuar në kohën e të Dërguarit të Allahut alejhi selam dhe ai më dha shpërblim, dhe unë i thashë ashtu siç the ti. Atëherë i Dërguari i Allahut alejhi selam më tha: Kur të jepet diçka pa e kërkuar, atëherë merr, ha prej saj dhe jep edhe sadaka.” (Transmeton Muslimi)
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, të na furnizojë neve, fëmijët tanë dhe mbarë besimtarët me pasuri të mjaftueshme, me të cilën do të jemi të lumtur në këtë botë dhe të fitojmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar në botën tjetër. Amin.
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun
