Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Jepni sadaka (lëmoshë) nga ajo që e keni fituar me hallall

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
29 gush 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Jepni sadaka (lëmoshë) nga ajo që e keni fituar me hallall.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga çështjet shumë të rëndësishme në lidhje me sadakan (lëmoshën) është edhe ajo se sadaka duhet të japim nga pasuria e fituar me hallall, sepse Allahu i Madhëruar vetëm atë e pranon dhe e shpërblen, ndërsa sadakaja (lëmosha) e dhënë nga pasuria e fituar me haram, për të nuk shpërblehesh aspak.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

مَا تَصَدَّقَ أَحَدٌ بِصَدَقَةٍ مِنْ طَيِّبٍ، وَلَا يَقْبَلُ اللَّهُ إِلَّا الطَّيِّبَ، إِلَّا أَخَذَهَا الرَّحْمٰنُ بِيَمِينِهِ، وَإِنْ كَانَتْ تَمْرَةً، فَتَرْبُو فِي كَفِّ الرَّحْمٰنِ حَتَّى تَكُونَ أَعْظَمَ مِنَ الْجَبَلِ، كَمَا يُرَبِّي أَحَدُكُمْ فَلُوَّهُ أَوْ فَصِيلَهُ.

„Askush nuk jep sadaka nga pasuri e pastër (hallall), dhe Allahu nuk e pranon veçse atë që është e pastër, veçse i Gjithëmëshirshmi e merr atë me të djathtën e Tij, edhe sikur të jetë një kokërr hurme. Ajo rritet në dorën e të Gjithëmëshirshmit derisa të bëhet më e madhe se një mal, ashtu siç e rrit ndonjëri prej jush këlyshin e kalit apo të devenë e tij të vogël.“ (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se përveç që Allahu i Madhëruar e pranon dhe e shpërblen vetëm sadakan (lëmoshën) e fituar me hallall, Allahu i Madhëruar sadakaja para se të arrijë në vendin në të cilin e dhuron, atë e merr Allahu i Madhëruar e shumëfishon, e konverton në mirësi të shumta pastaj ta kthen atë sadaka (lëmoshë) në begati të shumta për ty.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga çështjet tjera shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me fitimin, pastaj hajen, pijen dhe veshjen haram është edhe ajo se Allahu i Madhëruar nuk na pranon lutjet tona, nëse fitimi jonë pastaj haja, pija dhe veshja jonë është haram.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

يَمُدُّ يَدَيْهِ إِلَى السَّمَاءِ، يَا رَبِّ، يَا رَبِّ، وَمَطْعَمُهُ حَرَامٌ، وَمَشْرَبُهُ حَرَامٌ، وَمَلْبَسُهُ حَرَامٌ، وَغُذِّيَ بِالْحَرَامِ، فَأَنَّى يُسْتَجَابُ لِذَلِكَ؟

„Ai (njeriu) ngre duart e tij drejt qiellit duke thënë: “O Zot, o Zot!”, por ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe është ushqyer me haram – atëherë si mund t’i pranohet (lutja) atij?!“ (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na furnizoi neve, ti furnizoi fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman me furnizim hallall dhe të na bëj të shpenzojmë për Allahun e Madhëruar nga ma e mira e pasurisë tonë që e posedojmë. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
25437

Character Limit 400