Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Gëzime Ramazani

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
08 mar 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Gëzime Ramazani.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, na kanë ngelur edhe ca ditë dhe na vjen muaji i bekuar i Ramazanit që e ka bërë Allahu i Madhëruar muaj të Kuranit, mëshirës, bereqetit, faljes dhe shumë mirësive të tjera.

Allahu i Madhëruar në këtë muaj na sjell mirësi si në asnjë muaj tjetër, ndërsa unë do ti trajtoi së bashku me ju vetëm dy nga shumë mirësitë e Allahut të Madhëruar gjatë këtij muaj.

1. Në çdo ditë dhe natë të muajit të bekuar të Ramazanit për çdo agjërues më së pakti ka nga një dua (lutje) të pranuar, për atë ta lusim më shumë Allahun e Madhëruar në muajin e bekuar të Ramazan.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

وَإنَّ لِكُلِّ مُسْلِم فِي كُلِّ يَوْمٍ وَلَيْلَةٍ دَعْوَةٌ مُسْتَجَابَةٌ

“Dhe vërtet, çdo muslimanit për çdo ditë dhe natë i pranohet lutja.” (Transmeton Taberani)

2. Në muajin e bekuar të Ramazanit Allahu i Madhëruar e pëlqen edhe një namaz të veçantë që është namazi i teravisë. Ata vëllezër dhe motra që e falin namazin e teravisë me imam nga fillimi deri në përfundimin e tij, Allahu i Madhëruar ua shënon mirësitë sikur të kishin falur namaz nate tërë natën, për atë mos ta humbim namazin e teravisë, se vërtet lodheni gjithë ditën në punë me agjërim, mirëpo të bëjmë sabër (durim) për një orë namazin e jacisë me gjithë namazin e teravisë do të fitojmë mirësi sikurse jemi falur tërë natën. Pra ta bëjmë obligim familjar, ti marrim anëtarët e gjithë familjes dhe së bashku të vejmë ta falim namazin e teravisë.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَامِ حَتَّى يَنْصَرِفَ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَةٍ

“Kush falet me Imamin derisa ta mbarojë (namazin), i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën.”(Transmeton Tirmidhiu)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta të na jep neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman shëndet dhe forcë që ta arrijmë muajin e bekuar të Ramazanit, ta përcjellim atë me agjërim, lexim Kurani, dua (lutje) dhe shumë ibadete (adhurime) tjera si dhe të na i pranojë ato.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
18117

Character Limit 400