Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Feja nuk është vetëm në xhami

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
02 jan 2026

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Feja nuk është vetëm në xhami.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Islami është sistem jete që në vete ngërthen çdo aspekt të jetës së njeriut, atë: fetar, individual, familjar, shoqëror, politik, ekonomik, etj. Pra, Islami nuk është vetëm në xhami, por në çdo milisekond dhe milimetër të jetës sonë, kudo qofshim. Muslimani duhet ta jetojë jetën e tij me Islam kudo që gjendet dhe me kë gjendet: me prindërit, familjen, në punë, në rrugë, në natyrë, etj., të sillet drejt dhe me mirësi, ashtu siç e mëson Islami.

Allahu i Madhëruar thotë:

قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Aleminit (njerëzve, xhindeve dhen gjithçkaje që ekziston). (Kuran 6, 162)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse e analizojmë gjendjen e muslimanëve sot sa i përket jetës së muslimanëve me Islam jo vetëm në xhami, por edhe jashtë tyre, do të vërejmë se nuk jemi në nivelin e duhur. Duhet, individualisht, familjarisht dhe si shoqëri, më tepër ta jetojmë Islamin jashtë xhamive, sidomos sa i përket veprave që duken edhe në publik, qofshin të mira ose të këqija.

Pra, të falemi kudo që jemi, madje edhe në punë, me konsultim të drejtuesve të ndërmarrjeve; ta agjërojmë muajin e bekuar të Ramazanit; ta mbajnë hixhabin femrat muslimane; të jemi të drejtë; të mos mashtrojmë; të mos gënjejmë; të mos pimë alkool; të mos luajmë kumar; të mos pimë duhan, drogë dhe të ngjashme.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse ne e jetojmë Islamin gjithmonë, kudo që jemi, padyshim do të jemi të ngritur, krenarë, të nderuar dhe të respektuar në këtë botë dhe të shpërblyer në botën tjetër.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

أَكْمَلُ ٱلْمُؤْمِنِينَ إِيمَانًا أَحْسَنُهُمْ خُلُقًا

“Besimtari më i plotë në besim është ai që ka moralin më të bukur.” (Transmeton Tirmidhiu)

Pra, nëse dëshirojmë të jemi muslimanë të mirë dhe të vërtetë, nuk duhet të jemi nga ata që vetëm falen në xhami, por ta mbartim Islamin me vete kudo që shkojmë.

Lusim Allahun e Madhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, të na bëjë neve, t’i bëjë fëmijët tanë dhe mbarë besimtarët muslimanë nga ata që e mbartin Islamin si në xhami, ashtu edhe jashtë xhamisë.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
89562

Character Limit 400