Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

E drejta e njeriut dhe betimi i rrejshëm

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
01 dhj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: E drejta e njeriut dhe betimi i rrejshëm.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga ligjet e Allahut të Madhëruar në tokë është se Ai urdhëron të jemi gjithmonë të drejtë pa dallim race, kombi, gjinie, feje dhe gjendje.

Allahu i Madhëruar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ لِلَّهِ شُهَدَاءَ بِالْقِسْطِ

“O ju që keni besuar! Jini të fortë për Allahun dhe jini dëshmitarë të drejtë...” (Kuran 5, 8)

Muslimanit nuk i lejohet në asnjë mënyrë t'ia merr të drejtën tjetër kujt, pa marr parasysh racën, kombin, gjininë, fenë dhe gjendjen, qoftë një e drejtë e përmasave të mëdhaja ose të vogla.

Nëse një musliman e merr guximin dhe merr të drejtën e një njeriu tjetër, le ta di se ai ka përgjegjësi të madhe para Allahut të Madhëruar saqë Allahu i Madhëruar të tillët i kërcënon me zjarr të xhehenemit bile edhe për marrjen e ndonjë të drejte jo të rëndësishme sikurse marrja qoftë edhe një kokërr gruri ose misri dhe të ngjashme, e njëjta përgjegjësi është për të drejtat fizike, emocionale, materiale dhe të ngjashme.

Pejgamberi alejhi selam për këtë çështje thotë:

مَنِ اقْتَطَعَ حَقَّ امْرِئٍ مُسْلِمٍ بِيَمِينِهِ فَقَدْ أَوْجَبَ اللَّهُ لَهُ النَّارَ وَحَرَّمَ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ ‏"‏‏.‏ فَقَالَ لَهُ رَجُلٌ وَإِنْ كَانَ شَيْئًا يَسِيرًا يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ ‏"‏ وَإِنْ قَضِيبًا مِنْ أَرَاكٍ

“Kush e përvetëson të drejtën e një muslimani tjetër me betimin e tij, Allahu ia ka bërë të pashmangshëm Zjarrin, ndërsa ia ka ndaluar Xhenetin.

Një njeri e pyeti: O i Dërguari i Allahut, madje edhe nëse është diçka e parëndësishme?!...

Ai tha: Madje edhe sa dega e erakut.” (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun xh.sh me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e tija të larta të na bëj neve ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata që nuk ju hymë ndër hak askujt nga njerëzit dhe kafshët. Amin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
75424

Character Limit 400