Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dyshimi për pasjen abdes dhe Tejemumi

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
15 mar 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dyshimi për pasjen abdes dhe Tejemumi (pastrim simbolik para faljes së namazit, leximit të kuranit etj).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Islami është fe e lehtësimit për besimtarët dhe jo e vështirësimit. Islami edhe në dispozitat e tija është fleksibil, veçori që e bën Islamin të jetë i përshtatshëm për të gjitha kohërat dhe vendet e mbarë botës.

Nga dispozitat e Islamit është edhe fakti i dyshimit që e përjetojnë shumë besimtar se a kanë abdes ose ju është prishur abdesi. Nëse muslimani ka marr abdes dhe është falur ose ka lexuar Kuran dhe ndërkohë ose pastaj i vjen një ndjenjë qe e prishi abdesin, ai duhet të falet ose të lexojë Kuran me atë abdes, sepse është rregull e islamit, që bindja nuk largohet me dyshim, në këtë rast bindja se ka abdes është e saktë për atë dyshimi nuk ndikon në normën e pasjes abdes.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

وَإِذَا وَجَدَ أَحَدُكُمْ فِي بَطْنِهِ شَيْئاً فَأَشْكَلَ عَلَيْهِ أَخَرَجَ مِنْهُ شَىْءٌأَمْ لآفَلآ يَخْرُجَنَّ مِنَ الْمَسْجِدِ حَتَّى يَسْمَعَ صَوْتاً أَوْ يَجِدَ رِيحاً

“Nëse ndonjëri prej jush ndjen diçka në stomakun e tij dhe nuk është i sigurt, se a ka dale diçka prej tij ose jo, le të mos dalë prej xhamisë gjersa nuk dëgjon zë ose nuk ndjen erë.” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se ne kemi abdes deri sa të dëgjojmë zë ose erë.

Norma tjetër për të cilën do të mësojmë është edhe Tejemumi (pastrim simbolik para faljes së namazit, leximit të Kuranit etj.).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në rast se ka hyrë koha e faljes së namazit dhe ne jemi dikund që nuk ka ujë ose ka ujë po nuk mundemi të arrijmë deri te uji ose ta përdorim ujin sikurse jemi të sëmurë dhe raste të ngjashme ne duhet të marrim Tejemum dhe ta falim namazin, dhe jo që fatkeqësisht ndodhën nga një numër i madh besimtarësh kur janë të sëmurë në shtëpi ose në spital e lejnë namazin dhe nuk e falin në kohë duke u arsyetuar se s’ka ujë ose s’munden ta arrijnë ujin e kështu me radhë. Në këtë rast besimtari duhet të merr Tejemum kudo që të jetë dhe ta fal namazin me kohë.

Tejemumi merret fillimisht duke e bërë nijet se merr Tejemum për tu pastruar. Tejemumi merret duke e prekur tokën një herë me dy duart tona dhe e fshijmë fytyrën një herë, pastaj e prekim tokën edhe një herë me dy duart tona dhe me dorën e majtë e fshin krahun e djatht deri në bërryl dhe me dorën e djathtë e fshijmë krahun e majtë deri në bërryl. Tejemumi lejohet të merret me tokën e pastër ose ndonjë material që e ka burimin nga toka sikurse Gjipsi, Qeramika ose e prek murin që baza e materialit është nga toka ose diçka që e ka afër dhe ka pluhur.

Allahu i Madhëruar thotë:

وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَاءَ أَحَدٌ مِّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لَامَسْتُمُ النِّسَاءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ

“Por në qoftë se jeni të sëmurë ose në udhëtim, ose pas kryerjes së nevojave vetjake, ose nga afrimi me bashkëshortet (ose ëndërrat e lagura etj.) dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni Tejemum me dhe të pastër duke fërkuar fytyrat tuaja dhe duart.” (Kuran 5, 6)

Lusim Allahun e Madhëruar për ne, fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman të na pranojë veprat tona dhe të na bëj nga falësit e namazit pa nda gjatë gjithë jetës sonë.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
65312

Character Limit 400