Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dashuria e Pejgamberit a.s është nga Imani (besimi)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
08 pri 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dashuria e Pejgamberit a.s është nga Imani (besimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu xh.sh i ka krijuar njerëzit dhe xhinët vetëm që ta adhurojnë Allahu xh.sh.

Allahu xh.sh thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.” (Kuran 51, 56)

Ibadetet (adhurimet) ndaj Allahut xh.sh janë dy lloje: Adhurimet e zemrës siç janë imani (besimi), dashuria, mbështetja tek Allahu xh.sh etj., dhe adhurimet trupore siç janë namazi, agjërimi, haxhi, respekti i prindërve etj..

Nga adhurimet e zemrës është edhe dashuria, për të cilën Allahu xh.sh ka vendosur janë një rend, pra më së pari duhet ta duam Allahu xh.sh pastaj Pejgamberin a.s pastaj prindërit pastaj kënd të duam nga njerëzit.

Për këtë rend në dashuri kemi shumë argumente ndërsa unë do ta veçoja vetëm një argument për dashurinë e Pejgamberit a.s.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَلَدِهِ وَوَالِدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ

“Asnjëri prej jush nuk do të besojë gjersa unë te mos i bëhem atij më i dashur se sa fëmija i vet, prindi dhe të gjithë njerëzit!” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se për të qenë Imani (besimi) i plotësuar duhet ta duam Muhamedin a.s më shumë se prindërit, fëmijët dhe pasuria. Kështu është edhe dashuria ndaj Allahut xh.sh dhe ndaj prindërve e cila duhet të ketë përparësi para dashurisë së fëmijëve, pasurisë etj..

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dashuria ndaj Allahut xh.sh nuk duhet të jetë vetëm pretendim, mirëpo duhet të jetë ndjenjë e ngulitur në zemrat tona dhe e vërtetuar me vepra në praktikën e jetës sonë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse ne nuk i respektojmë mësimet e Allahut xh.sh siç janë namazi, agjërimi, haxhi dhe të tjerat ose nëse ne nuk punojmë në jetën tonë duke e pasuar sunetin e Pejgamberit a.s, p.sh të lexojmë sunetin e Pejgamberit a.s se si sillej ai në familje, shoqëri etj., dhe ta pasojmë atë, ose nëse ne nuk i respektojmë prindërit tonë kjo tregon se ne ende nuk e kemi arritur nivelin e duhur të Imanit (besimit) tonë, por atë duhet plotësuar ende, me vepra në praktikën e jetës sonë.

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na jep dashuri për Allahun xh.sh, për Pejgamberin a.s dhe prindërit, me të cilën Allahu xh.sh do të jetë i kënaqur. Amiin

Hoxhë: Azir Aziri
[ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
55004

Character Limit 400