Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Bujaria dhe koprracia

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
26 gush 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Bujaria dhe koprracia.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, bujaria është një nga cilësitë shumë të lavdëruara, të dashura dhe të shpërblyera nga ana e Allahut të Madhëruar. Bujaria e afron njeriun te Allahu i Madhëruar, e zbukuron zemrën, e shton bereqetin e riskut, dashurinë dhe respektin e njerëzve, largon lakminë dhe egoizmin, shpërblim të madh në botën tjetër, lehtëson sprovat, shëron sëmundjet dhe shumë mirësi të tjera në ketë botë dhe botën tjetër.

Ndërsa koprracia na largon nga mëshira e Allahut të Madhëruar, na ngurtëson zemrat dhe i bën ato të ftohta, na largon njerëzit dhe dashurinë e tyre, pasuria nuk ka bereqet, frikë, pasiguri dhe vetmi, zili, xhelozi për të tjerët dhe shumë pasoja tjera në këtë botë dhe botën tjetër.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, poashtu nga çështjet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me bujarinë dhe koprracinë është edhe ajo që e thotë Pejgamberi alejhi selam:

مَا مِـنْ یَوْمٍ یُصْبِحُ الْعبَادُ فِهِ, اِلاَّ مَلَكَانِ یَنْزِلَانِ، فَیَقوُلُ أحََدُھُمَا: اللَّھُمَّ أعَْطِ مُنْفِقًا خَلَفًا، وَیَقوُلُ الْآخَرُ: اللَّھُمَّ أعَْطِ مُمْسِكًا تَلَفًا

„Nuk ka ditë që zbardh për robërit, veçse zbresin dy engjëj: njëri prej tyre thotë: “O Allah! Jepi atij që shpenzon një zëvendësim (të mirë dhe më tepër)”; dhe tjetri thotë: “O Allah! Jepi atij që e mban (koprracit) shkatërrim (të pasurisë së tij)”. (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se bujari i fiton edhe lutjen e melekut për shtim të pasurisë për arsye të bujarisë së tij, ndërsa koprraci fiton lutjen e melekut Allahun e Madhëruar për shkatërrimin e pasurisë së tij.

Per atë vëllezër të dhe motra të nderuara, le të shpenzojmë nga pasuria jonë për hirë të Allahut të Madhëruar se me të Allahu i Madhëruar na shton pasurinë dhe na mbulon edhe me shumë me të mira të kësaj bote dhe botës tjetër. Mos të bëhemi koprrac, se me të nuk kursejmë më shumë nga pasuria jonë, po ashtu do të humbasim edhe shumë mirësi tjera të këtij bote dhe botës tjetër nga të qenurit koprrac.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata të cilët janë bujar dhe jo koprrac.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
62623

Character Limit 400