Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Ai që na mashtron nuk është i yni

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
08 sht 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ai që na mashtron nuk është i yni.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ndër veprat e ndaluara në mënyrë të prerë (haram) për mbarë njerëzimin sidomos për besimtarin musliman është edhe mashtrimi i të tjerëve me të gjitha format dhe aspektet e jetës së njeriut, qoftë mashtrim për të fituar pasuri, pozitë, mosrealizimin e një pune të mirë, fshehjen e kualitetit të një pune në bazë të kontratës, mashtrimi i udhëheqësve, mësuesve dhe të ngjashme.

Pejgamberi a.s për mashtrimin e njerëzve thotë:

مَنْ غَشَّنَا، فَلَيْسَ مِنَّا

“Por edhe kush na mashtron nuk është i yni!” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se mashtrimi i njerëzve, shtetit, kompanive të sigurimeve qofshin të shtetit ose privat, pa marr parasysh atë që e mashtron a është musliman ose jo musliman, mashkull ose femër, i ri ose i rritur.

Të këqijat e mashtrimit janë të shumta si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, ndër to:

1. Mungesë e imanit (besimit), pra ai që mashtron nuk e ka imanin (besimin) e plotë.

2. Mashtrimi të dërgon drejt zjarrit.

3. Mashtrimi është tregues për shpirtligësi.

4. Mashtrimi të largon nga Allahu xh.sh dhe njerëzit.

5. Mashtrimi pengon pranimin e lutjes.

6. Mashtrimi e humb bereqetin.

7. Mashtrimi është shkak për pushtetar zullumqar (të pa drejtë).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ti marrim mësimet e Allahut xh.sh dhe të Pejgamberit a.s të largohemi nga çdo lloj mashtrimi që të jemi të lumtur në këtë botë dhe të shpëtuar në botën tjetër.

Na mjafton që të nxitemi për largimin nga mashtrimi fjala e Allahut xh.sh ku Ai ju thotë:

وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ

Mjerë për El-Mutaffifinët (mashtruesit në masë e në peshojë, ata që e hanë hakun e të tjerëve). (Kuran 83, 1-3)

Vërtet s’ka mjerim më të madh se sa të të mjeroj Allahu xh.sh.

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbroi neve ti mbron fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga çdo lloj dhe formë mashtrimi. Amiin.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
83075

Character Limit 400