Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Agjërimi i disa ditëve të preferuara

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
25 jan 2026

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar dhe motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Agjërimi i disa ditëve të preferuara.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar ka caktuar disa fjalë dhe vepra për ne besimtarët që nëpërmes tyre t‘na shpërblej, falë, mëshiroi dhe ngrit vlerat tona tek Allahu i Madhëruar. Nga veprat shumë të pëlqyera, shpërblyera dhe të dashura tek Allahu i Madhëruar është edhe agjërimi.

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ لَهُ إِلَّا الصِّيَامَ، فَإِنَّهُ لِي، وَأَنَا أَجْزِي بِهِ.

“Allahu i Lartësuar ka thënë: Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë e shpërblej për të.” (Transmeton Muslimi)

Pra çdo vepër e ka të caktuar masën e shpërblimit përveç agjërimit, ai është ndër veprat më të shpërblyera nga ana e Allahut të Madhëruar.

Allahu i Madhëruar e bëri obligim që muslimanët të agjërojnë një muaj dhe atë në muajin e bekuar të Ramazanit, mirëpo Allahu i Madhëruar dëshiron nga muslimanët që ata të agjërojnë edhe jashta muajit të bekuar të Ramazanit, ku Ai caktoi ditë brenda vitit, që nëse muslimani agjëron Allahu i Madhëruar e shpërblen me shpërblime shumë të mëdhaja.

Nga ditët e preferuara për agjërim brenda vitit jashta të bekuar të Ramazanit është edhe agjërimi i ditëve të hëna dhe të enjteve, vepër që në veçanti Allahu i Madhëruar e ka preferuar që t’i agjërojmë.

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:

تُعْرَضُ الْأَعْمَالُ يَوْمَ الِاثْنَيْنِ وَالْخَمِيسِ، فَأُحِبُّ أَنْ يُعْرَضَ عَمَلِي وَأَنَا صَائِمٌ.

“Veprat paraqiten (te Allahu) ditën e hënë dhe të enjte, andaj më pëlqen që vepra ime të paraqitet ndërsa unë jam agjërues.” (Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Pra hadithi na bën të qartë pëlqimin nga ana e Allahut të Madhëruar për agjërimin e ditëve të hëna dhe të enjte.

Nga agjërimi i preferuar i Allahut të Madhëruar për besimtarët është edhe agjërimi i ditës së 13, 14 dhe 15 të çdo muaji sipas kalendarit hënor.

Nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:

يَا أَبَا ذَرٍّ، إِذَا صُمْتَ مِنَ الشَّهْرِ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ، فَصُمْ ثَلَاثَ عَشْرَةَ، وَأَرْبَعَ عَشْرَةَ، وَخَمْسَ عَشْرَةَ.

“O Ebu Dherr, nëse agjëron nga muaji tri ditë, atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë.” (Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, t‘na mundësoi neve, fëmijëve tanë dhe mbarë besimtarëve musliman të bëjmë sa më shumë vepra të mira, në veçanti të agjërojmë sa më shumë agjërim vullnetar. Amin.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
11733

Character Limit 400