Kryefaqja

Es-selamu alejkum ve rahmetullahu ve berekatuhu

Ndershmëria dhe rëndësia e saj

Definicioni i ndershmërisë nënkupton të kundërtën e gënjeshtrës apo mashtrimit. Ndershmëri paraqet kur fjalët tona përputhet  me veprat!

Baza e të qënit njeri i lumtur,  qëndron në ngritjen dhe plotësimin e personalitetit, ndërsa kjo nuk mund të arrihet përveç se me sjellje dhe moral të mirë dhe duke u larguar nga fjalët dhe veprat e ulëta e të këqija….

Rrena dhe të këqijat e saj

Definicioni i Rrenës

Rrenë paraqet fjala e cila nuk është në përputhshmëri me të vërtetën. Nëse ndershmëria paraqet bazë dhe themel të çdo vlere dhe mirësie, atëherë rrena është bazë e çdo të ligësie. Mu për këtë shkak, Islami rrenën e cilësoi si haram dhe na e tërhoqi vërejtjen që ta evitojmë atë dhe e paraqiti si karakteristikë të jobesimtarëve dhe njerëzve të dyfytyrshëm të cilëve iu premtoi dënime të dhimbshme në botën tjetër…

Sabri (Durimi) dhe dobitë e tij

Definicioni i sabrit (durimit)

Sabër është fjalë e gjuhës arabe që në gjuhën shqipe e ka kuptimin e “të përmbajturit, të hequrit dorë, të ndaluarit nga diçka“. Në kuptimin terminologjik të Islamit, sabër do të thotë: Ta ndalojmë veten tonë nga dëshpërimi, mërzia dhe paniku, ta ndalojmë gjuhën tonë nga ankimi, sharja, bërtitja dhe shfaqja e pakënaqësisë sonë ndaj…

Sprovat dhe Durimi

Vëllezër të dashur! Sprova në këtë jetë e ka kuptimin e provimit dhe shqyrtimit.

Sprova është edhe qëllim i krijimit të jetës dhe vdekjes, dhe pastaj çdokush do të shpërblehet në bazë të punës së tij dhe sipas veprave dikush do të njihet sinqertë dhe i drejtë e dikush jo. Allahu i Madhëruar thotë: “I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është…

Pas dëshpërimit vjen gëzimi dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi

Vëllezër të dashur me të vërtet kjo jetë është e shtrembëruar me lodhje e pikëllime, nëse qesh një orë do të qashë disa orë. Jeta nuk rri në një gjendje, por ajo gjithnjë ndryshon, varfëri dhe pasuri, shëndet dhe sëmundje, mirësi dhe sprova, krenari dhe poshtërim. Njeriu më i mirë është ai të cilin nuk e ndryshojnë mirësitë dhe nuk e dobësojnë dëshpërimet, falënderues në mirësi dhe durimtar në sprova, me frikërespekt ndaj Allahut…

 

Gradat e kënaqësisë me All-llahun e Madhëruar

Në të gjithë e dimë se njeriu jeton në dy gjendje: në gjendjen e të kënaqurit dhe gjendjen e të hidhërimit apo pikëllimit. Kënaqësia vjen nga besimi, ndërsa pikëllimi dhe hidhërimi vijnë nga shejtani i mallkuar. Të gjithë dijetarët janë unanimisht të pajtuar se kënaqësia është e lavdëruar tek All-llahu xh.sh. Kënaqësia fitohet në këtë mënyrë: nëse ti bën përpjekjen maksimale në njohjen e All-llahut të Madhëruar, kuptimin e fjalëve të Tij, pra librit të All-llahut, i zbaton urdhëratë e All-llahut dhe eviton ndalesat e Tij…