Mësim Besimi

Falënderimi i takon Zotit të gjithë botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë…

Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Nuk ka gjë më të mirë që një prind mund ti japë fëmijës, sesa një edukatë e mirë”.

Me edukimin e fëmijëve, ne synojmë përgatitjen e tyre për të qenë mëkëmbës në tokë dhe njëkohësisht ta adhurojnë Zotin që i krijoi.

Njeriu gjërat elementare i mëson në shtëpi, rrugë dhe mandej në shkollë; por duke marrë në konsideratë kërkesat e mëdha dhe sfidat me të cilët ballafaqohemi në kohën e sotme, ne kemi nevojë për mësime dhe përgatitje plotësuese.

Është detyrë e çdo muslimani në rrafshin e arsimimit, shkollimit, njohjeve fetare dhe shkencore të japin kontributin vetjak sipas mundësive dhe aftësive. Ndaj pjesëmarrja në mekteb, është një nga mënyrat si të armatosemi me dije të cilat do ta ndriçojnë rrugëtimin tonë drejtë Xhennetit të Amshueshëm.

Për arsyet e sipër shënuara, Kryesia e xhamisë “Ikre” – Thun, ju fton të merrni pjesë në projektin ‘shkollor’ të xhamisë, në të cilën do të organizohet mësim-besimi islam edhe atë në lëmin e leximit të Kur’anit, mësime të përgjithshme rreth Islamit si dhe mësimin e gjuhës shqipe.

Në këtë projekt do të përfshihen: fëmijët nga mosha 7 – 16 vjeçare nga data 20.01.2018 e Shtunë; të rriturit nga mosha 17 vjet (që janë në marrëdhënie pune) dhe pensionistët dhe të papunësuarit nga data 15.01.2018 e Hënë.

Orari i mësimeve do të jetë sikur në tabelën e mëposhtme:

Mosha 8-10 vjet 11-13 vjet 14-16 vjet
E Shtunë 10:00 – 10:40 10:45 – 11:25 11:30 – 12:10
E Dielë 10:00 – 10:40 10:45 – 11:25 11:30 – 12:10
Të rriturit nga mosha 17 vjet e më tepër (që janë në marrëdhënie pune)
çdo ditë nga ora 20:30
pensionistët dhe të papunët
çdo ditë pas namazit të drekës

Vërejtje: Orari i mësimeve mund të ndryshoje në konsultim me kursistët apo prindërit e fëmijëve.

“Kush dëshiron mirëqenie në këtë botë, le të mësojë; kush dëshiron paqe në botën tjetër, edhe ai le të mësojë; kush dëshiron të dy botët, le të merret me shkencë.”

Allahu ynë! Na jep sinqeritet në çdo gjë dhe për çdo gjë.

Ju mirëpresim,