Ç’ është Kurani?
Kurani është libër i All-llahut xh.sh i zbritur profetit Muhammed a.s. përmes melekut të shpalljes Xhibril a.s. Për herë të parë zbrritja ka filluar më vitin 610 në Mekke, ndërsa fjala e parë është „Lexo në emër të Zotit, i cili krijoi“ – (El-alek, 1) Është i ndarë në 114 sure, me rreth 6600 ajete (versete).
Është shpallur në gjuhën arabe, ndërsa sot është i përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës. Në atë do të gjeni gjithçka që i nevoitet një muslimani për ta jetuar jetën në mënyrën më të mirë duke mos i penguar askuj.
Histroia konsiderohet mësuese e njerëzimit, ndërsa në Kuran historinë e njerëzimit do ta gjeni në mbi 30 përqind të tij. Me pak fjalë, Kurani është sistem i jetës së një muslimani. Nëse dëshironi të mësoni më tepër mbi Kuranin, atëherë klikonin në linkun që e keni në faqe.