Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e shehidit (dëshmorit)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
29 sht 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e shehidit (dëshmorit).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, shehidët (dëshmorët) në fenë Islame janë të shumtë ndërsa më i vlefshmi prej tyre është ai që vdes për fenë dhe atdheun e tij.

Vlerën e shehidit (dëshmorit) Allahu i Madhëruar e përmendë në shumë ajete Kuranore poashtu edhe Muhamedi alejhi selam në shumë hadithe të tij, ndërsa në një ajet Kuranor Allahu i Madhëruar për vlerën e shehidit (dëshmorit) thotë:

وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا ۚ بَلْ أَحْيَاءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ ! فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

"Mos mendoni për ata që janë vrarë në Rrugë të Allahut se kanë vdekur. (Jo!) Përkundrazi, janë të gjallë me Zotin e tyre dhe atje u shërbehet. Ata gëzohen në ato mirësi që u ka derdhur Allahu nga Begatitë e Tij të pafund, duke u gëzuar për hir të atyre që akoma nuk janë bashkuar me ta, por janë akoma (e nuk kanë rënë Shehid - martirë), se për ta nuk do të ketë aspak frikë e as nuk do të pikëllohen. (Kuran 3, 169-170)

Pra ku thotë Allahu i Madhëruar (وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا ۚ) “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugë të Allahut se kanë vdekur”, pra kur do të shohësh një ushtar ose një polic të vrarë duke mbrojtur fenë dhe atdheun e tij mos i thuaj atij që është vrarë ose ka vdekur, ata kanë pozitë dhe nder të veçant tek Allahu i Madhëruar.

Allahu i Madhëruar thotë (بَلْ أَحْيَاءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ) “Jo! përkundrazi, janë të gjallë tek Zoti i tyre dhe atje shërbehet”, pra për shehidët (dëshmorët) thuaj: ata janë tek Allahu i Madhëruar ende të gjallë duke u kënaqur me shërbimet e Allahut të Madhëruar, pra këtë nderë e kanë shehidët (dëshmorët) tek Allahu i Madhëruar.

Allahu i Madhëruar në vazhdim thotë (فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ) “Ata gëzohen në ato mirësi që u ka derdhur Allahu nga begatitë e Tij të pafund”, pra në jetën e varrezave ata kënaqen me mirësitë e pa përshkruara të xhenetit me të cilat Allahu i Madhëruar i veçon vetëm shehidët (dëshmorët).

Allahu i Madhëruar në vazhdim thotë (وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ) “Duke u gëzuar për hir të atyre që akoma nuk janë bashkuar me ta, por janë akoma (e nuk kanë rënë akoma shehid - martirë) se për ta nuk do të ketë aspak frikë e as nuk do të pikëllohen.”, pra shehidët (dëshmorët) na përgëzojnë neve dhe na thuan që edhe ne të flijojmë që të bashkohemi me ta në mirësitë e Allahut të Madhëruar me të cilat Allahu i Madhëruar i shpërblen shehidët (dëshmorët), po ashtu na thuan që të mos pikëllohemi për atë që ka kaluar e as mos kemi frikë për atë që pason se e kemi marrë sigurinë e Allahut të Madhëruar për xhenetet e Tija më të larta.

Për atë vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, duhet patjetër t’ua mbjellim djemve dhe vajzave tona në zemrat e tyre dashurinë dhe flijimin për fe dhe atdhe se vetëm ashtu do të jetojmë me nderë dhe dinjitet.

Shehidëve (dëshmorëve) ju falen krejt gabimet, e sheh vendin e tij në xhenet, është i mbrojtur nga dënimi i varrit dhe do të ndërmjetësoi për shtatëdhjetë persona nga familja e tij.

Një ditë luftë për hirë të Allahut të Madhëruar është më e vlefshme se agjërimi i një muaj dhe namazit në të, ndërsa furnizimi nga punët e mira dhe të ngjashme me to do të vazhdojnë ta përcjellin edhe pas vdekjes së tij.

Lusim Allahu e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të vrarit tanë për fe dhe për atdhe ti pranojë si shehid (dëshmor), ndërsa neve dhe tokat tona të na mbrojë dhe të na bekojë. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
76921

Character Limit 400